E rëndë në Fier, 43 vjeçari vetëvritet me armë zjarri, baba i dy fëmijëve

276
Sigal

Policia e Fierit informon se një shtetas 43 vjeç ka vrarë veten me armë zjarri në banesë.

Shtetasi që ka kryer vetëvrasje është Ilirjan Binjaku. Ai dyshohet se u vetëvra, në sy të bashkëshortes.

Binjaku ishte baba i dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.