Trajneri i Partizanit/ Kolela pas fitores me Vllazninë: Meritën e ka… humbja në derbi

115
Sigal

Xhovani Kolela, trajneri i Partizanit, e ka cilësuar ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë si hapin e radhës të skuadrës së tij. Duke folur për “Oversport”, ai ka theksuar se ekipi kishte mësuar shumë nga humbja në derbi ndaj kishte ardhur reagimi i sotëm.

“Çdo fitore është e rëndësishme por të fitosh me përmbysje do të thotë që po rritemi. Jam i lumtur, i lumtur për djemtë se kanë kaluar një tronditje në derbi.

Mbrojtja me tre është diçka që po e mendoja me kohë dhe vetëm po prisja momentin e duhur. Të shohim, është një mundësi.

Në derbi me shumë mundësi emocionet na bënë rreng thuajse të gjithëve, për disa nga këta lojtarë ishte hera e parë që luante derbi. Sot më duket se kemi bërë një ndeshje të një skuadre më të pjekur, ndaj mendoj se ndeshje si derbi do të na shërbejnë shumë edhe në të ardhmen.

Sipas meje skuadra është e mirë, kam lojtarë të mirë, por duhet vetëm të punojmë e rritemi pak. Mendoj se sot humbja në derbi na ka ndihmuar që të bëjmë një hap para dhe të rritemi”, tha Kolela.