Trajneri i Besëlidhjes “nxeh” sfidën: Me Egnatian, vetëm tri pikët

578
Nesër, Besëlidhja ka një transfertë të vështirë në Rrogozhinë, pasi në kuadrin e javës së 20-të do të ndeshet me Egnatian vendase. Sipas trajnerit Gledis Lani, synimi i tyre është të marrin tri pikët, pasi ende shpresojnë duke pasur parasysh matematikën. “Duke mos ia dalë që të shtunën e kaluar të fitonim ndaj Kastriotit, çka do të na lejonte realisht që të luftonim për një vend në Superiore, tani po mendojmë vetëm për sfidën e radhës ndaj Egnatias. Gjatë gjithë javës jemi stërvitur maksimalisht për ta karikuar skuadrën nga të gjitha pikëpamjet, pasi ende nuk kemi hequr dorë nga pretendimet tona për një vend në Superligë. Matematika na e lejon, duke e ditur se do të luhet edhe për 21 pikë që janë në lojë”, kështu theksoi trajneri i Besëlidhjes për gazetën “Telegraf”, duke menduar që ta shoqërojë edhe fati në këtë sfidë. “Nëse do të kemi fat për të fituar ndaj Egnatias, besoj se edhe njëherë do ta hapim luftën për ngjitje në grupin tonë, pasi do të mbetemi kërcënim real për kreun. Duke besuar në forcën reale të skuadrës, jam i bindur se ndaj Egnatias do t’ia dalim. Pozitive për ne është se, të gjithë futbollistët e organikës janë të gatshëm, ndaj po punoj për të formatuar një formacion fitues”, deklaroi tekniku i Besëlidhjes për gazetën “Telegraf”.
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Kastrioti-Dinamo 14:00
Egnatia-Besëlidhja 14:00
Erzeni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 19 23
2. Erzeni 19 16 
3. Egnatia 19 15 
4. Besëlidhja 19 13 
5. Dinamo 18 12 

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java e 20-të 
Datë 17 mars 2018
Besa-Burreli 14:00
Korabi-Vllaznia B 14:00
Tërbuni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 19 14
2. Burreli 19 13 
3. Korabi 19 12 
4. Vllaznia B 18 10 
5. Tërbuni 19 10 
Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Bylis-Pogradeci 14:00
Tirana-Tomori 14:00
Apolonia pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 19 26
2. Bylis 19 24 
3. Apolonia 19 16 
4. Pogradeci 19 14 
5. Tomori 18 13 

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Shënkolli-Shkumbini 14:00
Iliria-Naftëtari 14:00
Turbina pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 19 15
2. Iliria 19 13 
3. Shkumbini 19 11 
4. Turbina 19 8 
5. Naftëtari 18 4 
Sigal