Topi i Artë 2020, anulohet për herë të parë në histori për shkak të koronavirus

360
Sigal

Topi i Artë 2020 nuk do të zhvillohet. Revista franceze, France Football, njoftoi se, për shkak të koronavirusit, ky çmim nuk do të jepet këtë vit.

“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, për herë të parë në historinë e tij, i nisur në vitin 1956, Topi i Artë nuk do të jepet në vitin 2020, për mungesë kushtesh të mjaftueshme e të drejta” – lexohet në njoftoimin e France Football. Revista historike franceze shpjegoi edhe arsyet që sollën në zgjedhjen për të mos dhënë çmimin këtë vit. Ndër to lexohet:

-Duke qenë se është një vit i veçantë nuk mund – dhe nuk duhet – të trajtohet si një vit normal. Në rast dyshimi, është më mirë të ndalni se sa të vazhdoni.

-Topi i Artë përcjell vlera si solidariteti dhe përgjegjësia – që ndryshojnë nga vetë përsosmëria sportive.

-Drejtësia që mbizotëron në këtë titull nderi nuk mund të ruhej, veçanërisht në nivel statistikor, pasi të gjithë kandidatët për këtë titull nuk mund të gjykoheshin në të njëjtën mënyrë; për disa, sezoni u ndërpre në mënyrë radikale, për të tjerët, jo. Pra, si mund të krahasojmë të pakrahasueshmen?

-Për shkak të 220 anëtarëve të jurisë sonë, të shpërndarë në të gjithë botën, disa mund të jenë shpërqendruar ose larguar nga misioni i tyre i vëzhgimit, për shkak të përparësive të tjera dhe emergjencave për t’u menaxhuar.

-Historia e Topit të Artë është shumë e çmuar për të rrezikuar dëmtimin e saj me një sezon të turbullt. Në këto kohëra të vrullshme, marrja e një pushimi është luks, përveçse një nevojë e paçmueshme. Kështu që futbolli, në tërësi, fiton vrull, pasion dhe energji.

Çmimi i Topit të Artë u zhvillua për herë të parë në vitin 1956 dhe i jepet futbollistit më të mirë. Prej vitit 2018, ky çmim i jepet edhe futbollistes më të mirë, me votën e 173 gazetarëve sportivë në të gjithë botën.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duhet të presin për t’i shtuar një tjetër Top të Artë koleksionit në tyre (6 Messi dhe 5 Ronaldo).

Në të njëjtën kohë, Megan Rapinoe do të mbetet në fuqi, për një tjetër vit, si “futbollistja më e mirë në botë”.
Por sa vlen Topi i Artë? Përveç vlerës ekonomike, çmimi prestigjioz është më shumë një mirënjohje simbolike, që në njëfarë mënyre shkruan emrin e fituesit në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Topi i Artë lindi prej dëshirës dhe vullnetit të gazetarit dhe ish-futbollistit Gabriel Hanot. Fillimisht zgjidhej futbollisti më i mirë europian, sipas shtypit të specializuar të kohës – mesfushori anglez Sir Stanley Matthews është fituesi i parë i Topit të Artë.

Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të fitojë. Në këtë listë mund të gjejmë futbollistët më të fortë, edhe pse mungojnë Pelé dhe Maradona, duke qenë se vetëm në vitin 1995, u vendos që çmimi të jepej edhe për futbollistët që luanin jashtë Europës.