“Top 10” skuadrat më të vjetra në Europë; 5 janë nga Seria A

587
Sigal

Sipas të dhënave të CIES, Seria A monopolizon renditjen e klubeve të futbollit me moshën mesatare më të lartë (të futbollistëve), në këtë pjesë të parë të sezonit. Chievo, Parma, Spal, Juventus dhe Roma përfaqësojnë kampionatin italian në këtë lloj renditjeje, që merr në analizë moshën e futbollistëve të skuadrave të pesë ligave kryesore në kontinent: La Liga, Seria A, Bundesliga, Premier League dhe Ligue 1. Më poshtë, sipas një rendi zbritës, mund të mësoni emrat e dhjetë skuadrave europiane, me moshën mesatare më të lartë.

10) Roma (Seria A) – mosha mesatare 28.41 vjeç

9) Spal (Seria A) – mosha mesatare 28.42

8) Bayern Munich (Bundesliga) – mosha mesatare 28.46

7) Espanyol (La Liga) – mosha mesatare 28.56

6) Burnley (Premier League) – mosha mesatare 28.61

5) St Etienne (Ligue 1) – mosha mesatare 28.7

4) Watford (Premier League) – mosha mesatare 29.04

3) Juventus (Seria A) – mosha mesatare 29.26

2) Parma (Seria A) – mosha mesatare 29,46

1) Chievo (Seria A) – mosha mesatare 29.53