Tirana në “dashuri” me futbollistët afrikanë, zyrtarizon edhe mesfushorin Binguila

438
Pas mbrojtësit Orji Kalu, Tirana zyrtarizon një tjetër futbollist nga kontinenti afrikan. Bëhet fjalë për mesfushorin Hardi Binguila, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me bardheblutë.
Binguila vjen nga radhët e skuadrës franceze Okser 2 dhe luan si mesfushor qendre.

21-vjeçari është pjesë e rëndësishme e kombëtares së Kongos ku në 14 takime ka realizuar 4 gola. Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës brenda pak ditësh, për t’u prezantuar dhe për të nisur stërvitjen.
Sigal