SHBA mbyllin konsullatën ruse në San Francisko

536
Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington si dhe në konsullatën e saj në Nju Jork. Vendimi vjen si kundërpërgjigj ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse. Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit. Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën.
Sigal