Tifozët futen në shtëpinë e Valverdes, i lënë këtë shënim

511
Sigal

Eliminimi nga Liverpooli nuk përtypet lehtë nga tifozët e Barcelonës dhe për këtë fajësojnë më tepër trajnerin Ernesto Valverde.

Sipas “RAC 1”, gjatë natës së mbrëmshme dikush ka hyrë në shtëpinë e trajnerit të Barcelonës.

Ende nuk dihet se nëse kanë vjedhur diçka, por ata i kanë lënë një shënim atij.

“Është se si është”, kështu kishin shkruar në shënim fansat e zemëruar.

Këto fjalë i kishte thënë trajneri i Barcelonës pas humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit.

Nga raportimet e mediave spanjolle, Ernesto nuk do të marrë asnjë veprim ligjor.