Tifozët e Partizanit organizohen drejt stadiumit “Selman Stërmasi”

367
Sigal

Tifozët e Partizanit janë organizuar të gjithë për të shkuar drejt stadiumit “Selman Stërmasi”, në vigjilje të derbit të madh të kryeqytetit me Tiranën.

Në rrugët e qytetit, me kore të shumta, ata kanë ndezur Tiranën, teksa të gjithë marshojnë drejt stadiumit, ku në orën 16:30 do të nisë edhe derbi.

Me risi vjen edhe Partizani në këtë takim. Klubi ka përdorur sot për herë të parë, autobusin e ri, i cili është i një prodhimi të viteve të fundit, dhe me një logo të re.

Gjithashtu, edhe të gjithë lojtarët e Partizanit janë të veshur me kostume, si për të qenë sa më zyrtarë në këtë ndeshje, që mund të kthehet në festë për ta.

Ndërkohë, kujtojmë se tifozët e organizuar të Tiranës, grupimi “Tirona Fanatics”, nuk do të jenë të pranishëm në këtë sfidë.

a5bd15b8-27fe-47e5-8629-b3e37f6683f7

bandicam 2019-05-12 15-22-41-933