‘Thyhet’ porta shqiptare, Kroacia barazon Shqipërinë

56
Sigal

Duket se pjesa e dytë ka përmbysur gjithçka për kombëtaren shqiptare të futbollit. Kroacia ka arritur që brenda afro 2 minutash të bëjë dy gola, duke kaluar në avantazh përballë Shqipërisë.

Kjo e fundit shënoi një gol pak pas nisjes së takimit mes dy skuadrave.

Ndeshja në fjalë që vlen për kualifikimin drejt fazave të tjera, po mbahet në Hamburg të Gjermanisë, atje ku po luhet Euro 2024.

Të gjithë sytë e shqiptarëve janë nga kombëtarja e futbollit.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zlatko Dalic.