KATEGORIA E PARË/ Tekniku i skuadrës krutane, Dorian Bubeqi, tregon synimin për elitën
Agron KAJA

Kampionati i Kategorisë së Parë nis sezonin 2024-2024 më 23 gusht, ku FSHF-ja ka planifikuar që të gjitha ndeshjet të luhen në atë datë dhe në orën 17:00. Kjo ka qënë një periudhë intensive për stafet drejtuese, trajnerët e lojtarët në të 12 skuadrat pjesëmarrëse në këtë garë të re, sepse paralelisht me përgatitjet janë zhvilluar edhe ndeshje miqësore, njëherësh edhe merkato në hyrje e dalje. Një ritmikë e tillë është duke u zhvilluar edhe te skuadra e Kastriotit të Krujës, që në bankinë për këtë sezon do ketë një emër të njohur të futbollit shqiptar, në fushë dhe në trajning, Dorian Bubeqin. Për gazetën “Telegraf”, tekniku kavajas tregoi se me merkaton që pritet këtë fundjavë, skuadra e drejtuar prej tij do jetë pretendenti kryesor për ngjitjen në Kategorinë Superiore. “Kur erdha në drejtimin e skuadrës së Kastriotit, gjeta një ambient shumë pozitiv. Drejtuesit e kishin nisur me seriozitet punën për sezonin e ri, e tashmë jemi duke u përgatitur në Fushë Krujë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, dhe është menduar nga drejtuesit që javën tjetër të grumbullohemi në Mamurras, nga ku do ti japim fund fazës përgatitore. Ekipi përgatitet mirë në ngarkesa, jo të mbingarkuar, por për një ritëm normal”, kështu e nisi bisedën tekniku Bubeqi, i cili veçoi edhe merkaton që pritet këtë fundjavë. “Skuadra është e kompletuar, por ka edhe nevojë për plotësime në disa reparte. Kam kërkuar një mbrojtës dhe një mbrojtës-mesfushor, dhe këtë javë presim që të kompletohemi. Nëse vijnë lojtarët që kam kërkuar, Kastrioti do jetë një nga skuadrat pretendente për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Edhe nëse këto përforcime nuk do të mundësohen, përsëri skuadra do të synojë të jetë mes atyre që Superioren do ta kenë objektivin kryeson këtë sezon të ri. Kastrioti pretendon të jetë surpriza e sezonit”. Po si e mendon Dorian Bubeqi Kampionatin e Kategorisë së Parë për këtë sezon të ri futbollistik? “Kampionati i Kategorisë së Parë në këtë sezon ka skuadra të forta. Nisur nga emrat e tyre, por edhe nga përgatitjet e merkaton që kanë bërë, unë mendoj se pretendente do jenë skuadra si Flamurtari, Vora, Besa, Apolonia e Kastrioti. Mes tyre do të dalin dy skuadrat që do ngjiten direkt në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Nuk duhet nënvleftësuar asnjë emër, i ri apo i vjetër në këtë kategori. Në javën e parë Kastrioti udhëton në Pogradec, një ndeshje ndaj një emri të vjetër dhe të respektuar në futbollin shqiptar. Këto dy javë do përgatitemi vetëm për këtë ndeshje, me synimin një start pozitiv”, kështu e mbylli bisedën Dorian Bubeqi, trajneri I skuadrës së Kasteriotit.
MERKATO TE KASTRIOTI
Afrime: Bruno Puja, Gëzim Krasniqi, Ersil Ymeri, Spartak Ajazi, Elvi Berisha
Largime: Enes Kuka, Dejvid Kapllani, Henri Zuna, Eneid Kodra, Andrea Pjetri, Xhulio Mehmeti, Livio Malaj, Sokol Neziri.
PROBLEMATIKAT ME LEGJIONARËT
Paga 2.8 mln euro e largon Hysajn nga Lacio

Kontrata me Lacion e mbrojtësit të Kombëtares sonë, Elseid Hysaj, skadon në vitin 2025. Por edhe pse është nën kontratë, skuadra laciale ka kërkuar që ta largojë edhe me parametra zero, dhe dje është bërë publik edhe shkaku i këtij divorci. Këtë e zbuluan mediat italiane, ku në tuttomercatoëeb.it shkruhej se mbrojtësi shqiptar është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti ka një kontratë të vlefshme deri në 2025. Ata e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale, pasi Hysaj përfiton te Lacio 2,8 milionë euro në sezon. Gjatë javës nuk ka patur asnjë zhvillim të ri as edhe nga menaxheri Italian i Hysajt, Mario Xhufredi, i cili në këtë portal është përgjigjur dje se, deri tani nuk ka asnjë gjë të re. E ardhmja e Hysajt në udhëkryq!
Broja mbetet çështje, refuzon Ipsuiç në Premierligë
Edhe pse sezoni i ri në Premier Ligën angleze nisi dje, sulmuesi i Kombëtares sonë Armando Broja duket se do ta nisë atë si spectator te Çelsi. Ai vazhdon të jetë në pritje të një oferte që të mund ta shpëtojë nga një situatë e pazakontë, sepse futbollisti është nxjerrë jashtë planeve të klubit dhe tashmë nuk mundet as të stërvitet me skuadrën e parë. Ndërkohë ai ka marrë disa oferta, por asnjë prej tyre nuk ka qenë konkrete me një propozim financiar për lojtarin dhe vetë londinezët të cilët shpresojnë të fitojnë diçka nga shitja e tij. Dje, mediat britanike kanë raportuar për interesimin e klubit të Premier Ligës, Ipsuiç, që kërkon me çdo kusht ta huazojë me të drejtë blerje. Një lëvizje që klubi e sheh të rëndësishme për të përforcuar radhët e tij, por Broja e ka injoruar për momentin këtë ofertë.

KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java 1
Datë 24 gusht 2024
AF Vora-Apolonia 17:00
Stadiumi i Vorës
Kukësi-Erzeni 17:00
Stadiumi “Kukës Arena”
Flamurtari-Burreli 17:00
Stadiumi “Flamurtari”
Valbona-Besa 17:00
Stadiumi “Vëllezërit Gega”
Korabi-Lushnja 17:00
Stadiumi i Korabit
Pogradec-Kastrioti 17:00
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
Skuadrat pjesëmarrëse
Flamurtari FC Vlorë
FC Vora Vorë
KF Erzeni Shijak
FK Kukësi Kukës
FK Apolonia Fier
KS Korabi Peshkopi
KS Kastrioti Krujë
KF Burreli Burrel
FC Lushnja Lushnje
FC Besa Kavajë
KF Pogradeci Pogradec
KF Valbona Tropojë

Flamurtari ndryshon 100%, edhe 15 lojtarë të rinj
Kategoria e Parë është në pragun e nisjes së sezonit të ri 2024-2025, por puna përgatitore e skuadrave tashmë është në pikun e saj. Në këto përgatitje është edhe skuadra e Flamurtarit, e cila në këto përgatitje ka bërë një merkato, ku thuajse ka ndryshuar 100% nga skuadra e një sezoni më parë. Nisur me trajnerin Andrea Agostineli dhe në përbërjen e lojtarëve, ka emra me eksperiencë, si të ishte një skuadër e Superiores. Një javë përpara nisjes së kampionatit, janë 15 lojtarë të rinj dhe trajneri italian është përpjekur të ndërtojë tri formacione të mundshme.
Flamurtari ka luajtur katër ndeshje miqësore gjatë kësaj faze përgatitore, ku skuadra ka shënuar volum loje, por ka vuajtur në finalizim.



















