Te Stela dhe Tirana kampionët e notit

1138
Te Stela për të rritura dhe Tirana, fituese e trefishtë për të reja, të rinj dhe të rritur, janë kampionët dimëror në not. Bëhet fjalë për kampionatin që ka përfunduar dje në mesditë, në pishinën 25-metërshe të shkollës Jo publike “Nobël”, e cila ka krijuar të gjitha kushtet për pjesëmarrësit në këtë garë. Ndaj dhe në fund drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit i kanë falënderuar drejtuesit e kësaj shkolle duke premtuar për të tjera aktivitete në këtë garë. Aq më tepër që presidenti i kësaj shkolle, Mustafa Taçi, jo vetëm që ka qenë vetë i pranishëm, por dhe ka shpërndarë medaljet për fituesit, teksa është entuziazmuar për Tiranën, edhe sepse skuadra e drejtuar nga Arjan Fetishaj prej kohësh bën stërvitje në pishinën e kësaj shkolle. Ajo që duhet vlerësuar është fakti se në këtë kampionat kanë marrë pjesë 8 ekipe, që ishin Te Stela, Tirana, Teuta, Partizani, Nobis, Flamurtari, Jon-Vlorë, Saranda Not Sport. Dhe të teta këto skuadra pjesëmarrëse kanë sjellë plot 100 sportistë në pishinë, të cilët kanë qenë të datëlindjeve të ndryshme. Aq sa disa prej sportistëve kanë qenë kampion të dyfishtë për të rinj dhe të rritur, si dhe për të rritura e të reja. Dhe një kampionat i cili është shoqëruar 22 rekorde kombëtar, jo vetëm për të rritur e të rinj, por dhe për moshat do të thotë që ka pasur rivalitet, konkurrencë dhe rezultate shumë shpresëdhënëse. Që tashmë presin të shpërthejnë dhe në arenën ndërkombëtare. Sepse të paktën Franc Aleksi, Diana Basho dhe Nikol Merizaj, pa harruar notarët e tjerë kampion, kanë premtuar për gazetën “Telegraf”rezultate të mira në Lojërat Olimpike Evropiane të Bakusë, po pse jo dhe në vitin tjetër në “Rio de Zhaneiro 2016”. I gjithë kampionati i notit, me gjithçka të mirë që dha dje në pishinë, ishte një mishërim i një pune të madhe që bëjnë trajnerët me sportistët e tyre. Dhe tashmë pas katër-pesë muajsh të gjithë këta kampionë do të shihen në pishinat e hapura. Por gjithsesi e djeshmja ishte një notë pozitive për notin shqiptar. E kjo jo vetëm për rezultatet e rekordet, por dhe për organizimin. Një gjyqtari e cila ishte tërësisht në këmbë me në krye kryegjyqtarin Emin Lishi, pa harruar sekretarinë që me Vjollca Hazisllarin, Filip Niton dhe Bashkim Mërtirin ka bërë gjithçka në kohë rekord në plotësimin e protokolleve, apo dhe të diplomave. A kishte probleme? Sigurisht që po, por që janë zgjidhur të gjithë me konsensus, ndërsa në punë kampionët i dhanë dorën njëri-tjetrit, kurse ngjitjet në podium janë shoqëruar me shumë ovacione. Pa harruar këtu dhe anëtaren e kryesisë së Federatës Shqiptare të Notit, Keida Ushtelenca, e cila ka bërë dhe hedhjen e të gjitha të dhënave të kampionatit në kompjuter. Pra një “ushtri”e madhe, e cila ka bërë të mundur zhvillimin normal dhe cilësor të këtij kampionati të notit për të rritur, që ishte dhe veprimtaria e dytë kombëtare në vend. Në fund Te Stela dhe Tirana e kanë merituar titullin kampion…
Përshëndetjet e Bezhanit dhe Taçit
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të notit dimëror. Sidomos në garat e djeshme, të cilat kanë përfunduar rreth mesditës. Ai për gazetën “Telegraf”, edhe duke e vlerësuar notin si një sport parësor në vend, do të deklaronte: “Federata Shqiptare e Notit tashmë është pjesëmarrëse e jetës së sportit shqiptar jo vetëm me aktivitetet e saj kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare, ndërsa është përfaqësuese e shpeshtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Në përgjithësi një kampionat cilësor dhe me shumë rivalitet që më bind se do të kemi të tilla arritje dhe në arenën ndërkombëtare, aq më shumë që do të jenë pjesëmarrës dhe në Lojërat Olimpike Evropiane, të cilat zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit. Për mua është pozitive shfrytëzimi i ambienteve të shkollave, ndërsa kjo shkollë Jo publike Nobel është vërtetë për t’u admiruar, sepse u krijon nxënësve të saj që të merren me sport”. Por kampionatin kombëtar të notit, përveç shpërndarjeve të medaljeve, e ka përshëndetur dhe presidenti i shkollës “Nobel”, Mustafa Taçi. Taçi, së pari, ka krijuar dhe mundësinë e një bashkëbisedimi mes presidentit të notit shqiptar, Agim Çiraku, dhe atij të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. E më pas ka vlerësuar dhe ka nënvizuar faktin e zhvillimit të kampionatit në shkollën Nobel. “Falënderoj Federatën Shqiptare të Notit për zhvillimin e këtij kampionati në pishinën e shkollës Nobel. Kjo pishinë i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar një kampionat cilësor. Kjo pishinë është e mirëpritur për të gjithë shqiptarët, që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetet e notit, po gjithashtu dhe të trajnohen”. E në fakt Taçi senior është gëzuar më shumë, edhe sepse Tirana Sëimming, e cila stërvitet aty, është shpallur kampion tre herë. Pa harruar këtu që edhe notarët e saj janë më të mirët. 
Kampionati audiencë vizive
Kampionati i Notit, edhe pse ka qenë dimëror dhe është zhvilluar në fundjavë në kulmin e ndeshjeve të futbollit të Kategorisë Superiore dhe të Parë, ka pasur një audiencë për t’u admiruar. Televizioni Publik Shqiptar, por dhe Albanian Screen kanë qenë të pranishme me kamerat e tyre, me intervistat që kanë marrë me drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Notit, por dhe me kronikat që kanë transmetuar në edicionet e tyre të lajmeve, apo dhe në edicionet sportive. Dhe në përfundim një kampionat, i cili justifikoi dhe përmbushi të gjitha parashikimet. Sepse u shpallën kampion ato që mendoheshin prej kohësh.
Çmimi i karrierës
Emin Lishi, kryegjyqtari i garave, në 70-vjetorin e lindjes është nderuar nga Federata Shqiptare e Notit me Çmimin e Karrierës. Sigurisht që Lishi i ka dhënë sportit shqiptar, në mënyrë të veçantë notit dhe hipizmit. Kurse vlerësimi i djeshëm ka ardhur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija. Sepse një figurë si Emin Lishi e meritonte një vlerësim të tillë, sikurse kishte ardhur ditë më parë për Sulejman Podën, tashmë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Mjeshtër i madh i Punës.
Teuta, tre skuadra në një
Teuta tashmë është një e vetme. Bashkimi i Teutës me Teuta Sëimming, por dhe Tirana Delfina Sport kanë bërë një skuadër të vetme, e cila ka konkurruar denjësisht. Madje me të rinjtë, për shkak të një përllogaritje jo të mirë nga gjyqtaria, Teuta e Gjergji Ngresit ishte kampione. Por më pas, në një llogaritje të dytë, u rishpall Tirana. Përtej kësaj Teutën tashmë kanë nisur ta vlerësojnë si një skuadër, e cila shumë shpejt do të jetë një rival i fortë. E kjo jo vetëm për garat verore, por dhe ato dimërore, sepse tashmë një pishinë e mbyllur është e gatshme për të pritur aktivitetet dimërore në Durrës.
Tifozllëku në kulm
Pishina e shkollës Jo publike “Nobel”ka qenë e mbushur plot. Jo vetëm me sportistë e trajnerë, por dhe me prindër. Ngjante sikur të ishte një stadium, sepse thirrjet, ovacionet e të gjithëve e kanë krijuar ambientin e duhur për një garë sportive. Fotografi të shumta për të ngjiturit në podium, sepse të gjithë janë në hapat e tyre të para të karrierës. Ndonëse kanë vite që i kanë skalitur emrat e tyre si kampion kombëtar në notin shqiptar. Por megjithatë diploma, ngjitja në podium, kupa e kampionit, medaljet e rekordeve ishin gjithçka e bukur që noti shqiptar i pati dje në kampionat. Ndaj dhe tifozllëku ka qenë në kulm. 
Rezultatet teknike të kampionatit të notit për të rritur e të rinj
Të rinj
50 m shpinë Arbër Tusha (Tirana) 30”57
100 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 1’06”53
50 m delfin Henri Koço (Tirana) 28”65
200 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 2’23”81
4×50 m miks Tirana 1’56”90
50 m stil i lirë Henri Koço (Tirana) 25”56
Si ekip: Tirana 210 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 2339 pikë FINA
Të reja
50 m bretkosë Sonia Kapedani (Nobis) 40”56
100 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 1’04”56
100 m delfin Aries Rama (Te Stela) 1’34”87
100 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 1’17”69
4×200 m stil i lirë Tirana 10’45”07
400 m katërnotim Sonia Kapedani (Nobis) 5’48”53
200 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 2’20”60
100 m bretkosë Julia Duda (Tirana) 1’32”28
4×100 m e përzier Tirana 5’21”07
4×50 m miks Nobis 2’26”00
50 m stil i lirë Ledia Allaraj (Partizani) 30”00
100 m katërnotim Klea Konoplevia (Te Stela) 1’16”46
4×100 m stil i lirë Tirana 4’52”97
Si ekip: Tirana 260 pikë
Sportistja më e mirë: Diana Basho (Tirana) 1941 pikë FINA
Meshkuj
200 m katërnotim Binald Mahmuti (Tirana) 2’16”53
400 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 4’12”28
100 m delfin Binald Mahmuti (Tirana) 1’00”47
100 m bretkosë Denis Baholli (Te Stela) 1’07”84
50 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta) 30”06
200 m stil i lirë Denis Lazaj (Flamurtari) 1’58”84
200 m bretkosë Denis Baholli (Te Stela) 2’27”63
4×200 m stil i lirë Tirana 8’29”28
400 m katërnotim Binald Mahmuti (Tirana) 4’49”80
4×50 m stil i lirë Teuta 1’43”31
100 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta) 1’04”81
50 m delfin Andi Mara (Tirana) 27”93
200 m delfin Franc Aleksi (Tirana) 2’14”00
100 m stil i lirë Denis Baholli (Te Stela) 55”91
200 m shpinë Dhimitër Noçka (Teuta) 2’22”44
4×100 m e përzier Tirana 4’15”11
4×50 m miks Tirana 1’55”53
1500 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 16’31”87
100 m katërnotim Binald Mahmuti (Tirana) 1’02”80
50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 24”69
50 m bretkosë Denis Baholli (Te Stela) 30”06
4×100 m stil i lirë Tirana 3’48”56
Si ekip: Tirana 251 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 2339 pikë FINA
Femra
200 m katërnotim Sonia Kapedani (Nobis) 2’51”19
4×50 m stil i lirë Stela 2’07”03
50 m bretkosë Kejdi Mustafaraj (Teuta) 38”99
100 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 59”85
100 m delfin Rashel Demko (Te Stela) 1’14”22
100 m shpinë Klea Konoplevia (Te Stela) 1’16”46
400 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 4’56”30
4×200 m stil i lirë Te Stela 10’13”97
400 m katërnotim Rashel Demko (Te Stela) 5’42”00
200 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 2’11”52
50 m shpinë Alesia Neziri (Tirana) 34”69 
100 m bretkosë Kejdi Mustafaraj (Teuta) 1’28”10
200 m delfin Diana Basho (Tirana) 2’36”25
200 m bretkosë Julia Duda (Tirana) 3’20”06
50 m delfin Ledia Allaraj (Partizani) 32”13
4×100 m e përzier Te Stela 5’12”50
4×50 m miks Te Stela 2’19”78
800 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 10’57”16
200 m shpinë Esli Xhoxhaj (Te Stela) 2’41”41
50 m stil i lirë Nikol Merizaj (Te Stela) 27”94
100 m katërnotim Nikol Merizaj (Te Stela) 1’00”08
4×100 m stil i lirë Te Stela 4’39”97
Si ekip: Te Stela 251 pikë
Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (Te Stela) 2400 pikë FINA
Shënim: Një shumicë notarësh janë kampion për të rinj e të rritura dhe të reja e të rritura për shkak të moshës
Franc Aleksi: Efekt i stërvitjes së përditshme
Franc Aleksi, jo vetëm që është kampion i disa disiplinave, por dhe rekordmen. E për rrjedhojë, për tre rekordet e tij kombëtare, ai ka marrë tre medalje, të cilat ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku. Por jo vetëm kaq, por ai ka marrë dhe kupën e notarit më të mirë, ndërsa është dyfish fitues, sepse është më i miri për të rinjtë, por dhe për të rriturit. Në një prononcim për Gazetën “Telegraf”, ai ia dedikon gjithçka stërvitjes. Ka vlerësuar rivalët e tij si Binald Mahmutin dhe Deni Bahollin. “Nëse jam sot notari më i mirë i kampionatit këtë ia dedikoj stërvitshmërisë së përditshme. Dhe do të vazhdoj të stërvitem, sepse kam përpara të tjera aktivitete kombëtare e ndërkombëtare tek të cilat shpresoj të arrij të tjera rezultate të mira. Më duhet të them që ka qenë një garë e vështirë, sepse ka pasur rivalitet si me Binald Mahmutin, apo dhe me Deni Bahollin. Të paktën në 1500 metra, kur dhe theva rekordin kombëtar. Në aktivitetet ndërkombëtare besoj se do të paraqitem mirë, ndërsa të paktë nga Federata Shqiptare e Notit e kam marrë premtimin që do të jem dhe në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka përfunduar 
Diana Basho e pakënaqur: Prisja më shumë nga vetja
Diana Basho, notarja e Tiranës, e cila do të jetë përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, duket se ka qenë e pakënaqur. E cilësuar nga të gjithë si një “çun haram”, me një konstrukt për t’u pasur zili, arrin që të jetë dominuese në garat e saj. Madje duke marrë dhe 1500 metra stil i lirë, teksa konkurronte bashkë me djemtë. Mirëpo duket se nuk ka qenë shumë e kënaqur, sepse ka pretenduar që të kishte dhe më shumë fitore dje në kampionat. “Mund ta cilësoj një garë pozitive. Megjithatë nuk jam e kënaqur nga vetja, sepse duhet të kisha marrë më shumë. Gjithsesi shpresoj që në garat e radhës të jem më mirë, sidomos në arenën ndërkombëtare, kur dhe do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane. Synoj që gjithmonë të përmirësoj rezultatet e mia për të qenë dominuese në këto gara. Ia dedikoj punës sime të përditshme, por mbi të gjitha dhe punës me trajnerin tim, Arjan Fetishaj. Besoj dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë më mirë në garat në vazhdim, ndonëse e theksoj se ishte një kampionat prej se cilës duhet të merrja më shumë”
Nikol Merizaj: Çdo garë më shton etjen për të fituar
Nikol Merizaj, notarja e Te Stelës, tashmë është mësuar me ngjitjet në podium dhe me titujt kampion. Madje duket sikur është mërzitur me to, sepse hera-herës vinte si me “përtesë”për t’u ngjitur në podium. E megjithatë, prej më shumë se gati dy vjetësh, ajo është dominuese në garat e saj. Dhe për gazetën “Telegraf”, Merizaj do të theksonte: “Unë vazhdoj të punoj pa pushim. Dhe fryti i kësaj është dhe fitorja në disa gara, dalja si notarja më e mirë, apo dhe kampion me Te Stelën. Sigurisht që nuk përfundon gjithçka këtu, sepse kemi dhe të tjera aktivitete përpara, ndërsa angazhimi im është që të fitoj gjithmonë. Besoj se të tilla pretendimet e mia janë dhe për aktivitetet ndërkombëtare, që sivjet janë të shumta. Megjithatë tani do t’i kënaqem këtij trofeu e më pas do të mendojmë për garat që kemi në vazhdim”. 
Flasin trajnerët e kampionëve Mema e Fetishaj: Ky kampionat pati vlera, kemi notarë të mirë
Sadik Mema dhe Arjan Fetishaj janë trajnerët e skuadrave kampione për të rritur e të rinj në garën dimërore, e cila ka përfunduar dje në mesditë në Tiranë. Për Memën e Te Stelës mundësitë kanë qenë dhe për të reja. “Megjithatë mendoj se kemi arritur më të mirën si skuadër. Ajo që duhet evidentuar është fakti se tashmë është krijuar një grup notarësh cilësor në vend, të cilët janë një shpresë e madhe për paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare. E kam fjalën për Franc Aleksin, Deni Bahollin, Binald Mahmutin, Diana Bashon, Nikol Merizajn etj. Janë të gjithë notarë që premtojnë me të dhënat e tyre për të qenë dinjitoz në arenën ndërkombëtare. A duhet të jemi ne si bota? Më thoni ju në çfarë fushe të jetës jemi ne si bota që e kërkojmë tek noti. Ishim në peshëngritje, apo në ndonjë fushë tjetër. Por mos harroni që bota ka ecur përpara e ne kemi mbetur në vend. Të paktën tani nuk importojmë notarë nga jashtë, por gjithçka e kemi në vend. Unë jam i kënaqur me sportistët e mi. Kemi dy-tre vjet që dalim kampion me fëmijët, apo të rriturat. Shpresojmë që të jemi kështu dhe në garat e verës”, ka thënë Mema. Ndërkohë për Fetishajn duhen llogaritur dhe Teuta si rival. “Tirana gjithnjë ka qenë dhe do të jetë pretendente kryesore për titull kampion. Nëse Tirana dhe Te Stela kanë qenë të tilla si pretendente dhe janë dhe tani, tashmë duhet llogaritur dhe Teuta, që është bashkimi i tre ekipeve. Në Ballkaniadë nuk besoj të shkohet, sepse duhet të gjejmë sponsor për të vajtur atje. Më pas unë jam i bindur se në garat e radhës do të bëjmë më të mirën e mundshme, qofshin këto dhe ndërkombëtare”, ka përfunduar Fetishaj
Bishat e rekordeve, plot 29 të përmirësuara
Është e rrallë për një kampionat noti shqiptar, por dje janë thyer plot 29 rekorde. Të paktën për kategorinë e moshës që ishte kampionati, pra të rinj, të reja, të rritur e të rritura, janë 22 rekorde. Dhe ato janë të ndara 7 të rritura, atje ku dominon Te Stela si skuadër dhe si individë Nikol Merizaj dhe Diana Basho. Më pas janë 8 rekorde për të rritur nga të cilat katër i ka Tirana si ekip në stafeta, 1 Teuta po në stafetë e më pas me dopio rekord është Deni Baholli, si dhe një Franc Aleksi. Jo vetëm kaq, por katër janë për të rinj nga të cilët 1 Binald Mahmuti, dy Aleksandër Ngresi dhe 1 Tirana. E në fund tre për të reja. Kurse për mosha të ndryshme janë shtatë. Që do të thotë se noti gjithnjë vjen në përmirësim e sipër të rezultateve të veta.
Tabela e rekordeve kombëtare
Të rritura
4×50 m stil i lirë Te Stela 2’07”03 (ishte 2’24”81)
4×200 m stil i lirë Te Stela 10’13”97 (ishte 11’08”83)
4×100 m e përzier Tirana 5’21”07 (ishte 5’53”62)
4×50 m e përzier Te Stela 2’19”78 (ishte 2’44”04)
100 m katërnotim Nikol Merizaj (Te Stela) 1’08”00 (ishte 1’08”08)
4×100 m stil i lirë Te Stela 4’39”97 (ishte 5’12”93)
1500 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 20’17”70
Të rritur
4×200 m stil i lirë Tirana 8’29”28 (ishte 8’53”73)
100 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 1’07”84 (ishte 1’07”91)
200 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 2’27”63 (ishte 2’29”12)
4×50 m stil i lirë Teuta 1’43”31 (ishte 1’45”65)
4×100 m e përzier Tirana 4’15”11 (ishte 4’21”64)
1500 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 16’31”87 
4×50 m e përzier Tirana 1’55”53 (ishte 1’56”86)
4×100 m stil i lirë Tirana 3’48”65
Të rinj
200 m katërnotim Binald Mahmuti (Tirana) 2’16”53 (ishte 2’29”12)
4×100 m stil i lirë Tirana 3’48”65
200 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 2’23”81
100 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 1’06”53
Të reja
4×50 m stil i lirë Te Stela 2’07”03
4×50 m e përzier Nobis 2’26”00 (ishte 2’53”13)
4×100 m stil i lirë Tirana 4’52”97
Për moshat
400 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Te Stela) 6’07”50 (ishte 7’09”66)
200 m stil i lirë Ergi Veli (Partizani) 2’39”81 (ishte 2’40”66)
100 m bretkosë Ergi Veli (Partizani) 1’13”46 (ishte 1’15”00)
50 m bretkosë Sonia Kapedani (Nobis) 40”56 (ishte 41”04)
50 m shpinë Kledi Kadiu (Teuta) 35”07 (ishte 36”25)
400 m katërnotim Sonia Kapedani (Nobis) 5’48”53
200 m flutur Zeki Metalla (Te Stela) 3’34”41
Sigal