Te Milani, Igli Tare nuk ndalet me transferime të shqiptarëve, gati Gjimshiti

Që Milani po ndërton një projekt të ri ambicioz dhe nuk ndalet në merkato pas vendosjes së Igli Tares si Drejtor Sportiv, kjo tashmë e ka marrë udhën. Sepse me një valë ndryshimesh në të gjitha hallkat, klubi kuqezi po krijon një identitet të ri, ku edhe futbollistët shqiptarë po luajnë një rol kyç në këtë transformim. Gjatë kësaj merkato vere, Milani bëri një goditje me aromë shqiptare në fushë, transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge. Një mesfushor premtues, që shihet si investim për të ardhmen. Por, prania shqiptare në “San Siro” nuk pritet të ndalet këtu, sepse mediat italiane raportojnë se Berat Gjimshiti, lideri i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare dhe një element kyç te Atalanta, është futur në orbitën e Milanit si një opsion serioz për prapavijën. E gjithë kjo vjen në një moment kur Malick Thiau mund të largohet, pasi për të ka interesime konkrete nga Liga Premier dhe Serie A. Nëse ndodh shitja, Milani do të ketë nevojë urgjente për të gjetur një zëvendësues të denjë, por emri i Gjimshitit qëndron lart në listë për shkak të eksperiencës, lidershipit dhe njohjes së Serie A. Nëse kjo lëvizje realizohet, Milani do të kishte tre shqiptarë në organikë, një fakt që do të krijonte entuziazëm te tifozët shqiptarë dhe do të konfirmonte ndikimin në rritje të lojtarëve kuqezi në skenën e madhe të futbollit italian.

 

NOA