Talentet shqiptarë mbushin Hajdukun e Splitit

554
Sigal

Shqiptarizohet Hajduku, një korçar i premton Skënderbeut, brexit godet futbollistët në Spanjë, Juventus vendos hegjemoni

Hajduk Split është ekipi më “i shqiptarizuar” ndër ekipet e huaj që kanë në përbërje futbollistë shqiptarë. Për momentin ka në përbërje të vetë 3 futbollistë me origjinë të tillë. Në ekipin kroat militojnë sot Ardian Ismajli, Emir Sahiti dhe Françesko Tahiraj dhe tani është kryeqytetasi Redon Mihana një aspirant potencial për kroatët. Mihana është aktivizuar me Apoloninë në Kategorinë e Parë dhe shihet si një nga talentet më premtuese që mund të arrijë të bëhet pjesë e Hajdukut. Ai do të jetë në provë disa ditore te Hajduku dhe do të synojë që të bindë trajnerin dhe drejtuesit e klubit që të qëndrojë te skuadra kroate. Një nga futbollistët premtues për të qenë pjesë e është edhe Arb Manajn që luan në kampionatin e Kosovës me Trepçën. Sulmuesi i cili në të kaluarën e tij ka luajtur me të rinjtë e Shqipërisë dhe ashtu si Mihana, synon një kontratë në Kroaci. Firma me Hajdukun, do të ishte një hap i madh në karrierë për të dy futbollistët.

Skënderbeu me strategji ndryshe për të mbushur arkën.

Edhe pse nën “goditjen” e UEFA-s sërishmi korçarët nuk ndalen në merkato. Është një politikë që ka ndryshuar kahe tani. Të ardhurat që mungojnë nga mungesa e pjesëmarrjes së ekipit në takimet ndërkombëtare, korçarët po kërkojnë t’i zëvendësojnë me zbulimin dhe evidentimin e talenteve duke i pasur të gatshëm si për kampionat ashtu edhe për merkaton. Përpos talenteve të dala nga akademia te bardhekuqtë po testohen edhe shumë futbollistë, të huaj por edhe shqiptarë të cilët luajnë jashtë e sidomos në Greqi. Një prej tyre është korçari që luan në Greqi futbollisti Enea Gaqollari, i cili ka luajtur në radhët e skuadrës së Trikallasë. 26-vjeçari i Trikallasë ka shtatë sezone që luan në Greqi, madje për dy sezone ka luajtur edhe në Superiore. Duke parë cilësitë e futbollistit pritet që Shehu të japi ok-ejn për mesfushorin..

Botërori 2022 ende pa numrin e ekipeve pjesëmarrësve

Tashmë është e konfirmuar se Botërori 2022 do të luhet më 21 nëntor deri, më 18 dhjetor. Por ajo që ende nuk është përcaktuar është numri I ekipeve pjesëmarrëse. Numri i ekipeve pjesëmarrëse deri tani është 32, por qëllimi është që në Katar të përfshihen 48 kombëtare. Kemi një marrëveshje dhe kontratë me Katarin, por ende është shumë herët që të dimë nëse do të jenë 32 kombëtare apo më tepër. Tani për tani gjithçka është e mundur. Me 48 kombëtare shumë tensione regjionale do të zgjidhen prandaj s’dua t’ia mbyllë dyert kësaj mundësie”, është shprehur Infantino. Temperaturat në Katar në qershor e korrik mund të arrijnë në 41.3 gradë Celsius, gjë që ka detyruar FIFA-në të bëjë këtë ndryshim në zhvillimin e tij duke e vendosur që të zhvillohet nga 21 nëntori-18 dhjetor.

Brexit mund t’i komplikojë 800 mijë britanikë në Spanjë. Edhe Bale një i tillë

Mungesa e një marrëveshje për Brexit në Britani të madhe mund të ndikojë tek sportistët që punojnë në Spanjë kurse e ardhmja e Gareth Bale varet nga ky ekuilibër. Afati i fundit për marrëveshjen e Brexit me BE është e shtuna e 30 marsit. Pra pas 72 dite. Një Brexit do të vështirësonte gjendjen civile pasi që më shumë se 800 000 britanik në Spanjë. Nëse Bale bëhet lojtari i tretë në skuadër që nuk është në BE pas Casemiros dhe Fede Valverdes, kjo do të thotë se braziliani e humbet vendin e tij. Neni i 230 e shpjegon që një skuadër në Spanjë nuk mund të këtë më shumë se tre lojtarë të huaj në La Liga. Dhe kjo është marrëveshja që La Liga ka bërë me Federatën. Gjithsesi madrilenët po i marrin masat sepse braziliani Casemiro ka aplikuar për nënshtetësi spanjolle verën e kaluar por ai ende nuk i ka kompletuar procedurat administrative. Kur ai bëhet zyrtarisht spanjoll, ata mund të regjistrojnë pasi që kombësia e tij e re do të merret në konsideratë menjëherë.

Dorëzohet Chelsea, lëshon Hazardin

Nuk ka më dilema, belgu i Chelsea nuk mund të mbahet më i “lidhur”. Klubi blu ka raportuar çmimin prej 100 milionë paund për yllit e skuadrës, Eden Hazard. Sulmuesi belg është në sezonin e shtatë në Stamford Bridge të Londrës dhe është vënë nën shënjestrën e Real Madridit. Gjithsesi kjo transfertë nuk shihet e lehtë sepse është edhe PSG-ja që tani ka hyrë në garë dhe synon ta transferojë verën e ardhshme sulmuesin 28 vjeçar, nëse kalimi tek Real nuk bëhet këtë janar.. Duke qenë se sulmuesi po hyn në vitin e fundit të kontratës, që i skadon më 2020, Chelsea është e hapur të merret vesh për të ardhmen e sulmuesit belgu, madje deri në fund të janarit.

Juventus fitues i Superkupës së Italisë, përsëri Ronaldo

Stadiumi King Abdullah Sports City në Arabi Suadite, ka qenë skena ku janë takuar ditën e djeshme kampioni i Serisë A dhe Kupës së Italisë, Juventusi, me rivalin e vjetër, Milanin, për ndeshjen e Super Kupës së Italisë. Takimi është ndjekur nga 60 mijë shikues aq sa është edhe kapaciteti I stadiumit të Arabisë Saudite. Goli i Ronaldos në të 61’ ka bërë që Juventus ta fitojë ndeshjen dhe këtë trofe për të 8 herë kundrejt 7 herë që e kanë marrë këtë rivalët e Milanit.