Virusi shtyn ndeshjen Everton-Manchester City / Lojtarët dalin pozitivë

240
Sigal

Përballja mes Evertonit dhe Manchester Cityt që ishte planifikuar të zhvillohej sonte prej orës 21:00, është shtyrë.

Kjo për arsye se testet e fundit për COVID-19 të bëra nga skuadra e Pep Guardiolës, kanë nxjerrë pozitivë një numër të lartë pjestarësh të klubit. Kështu, është vendosur që ndeshja të shtyhet dhe këtë e konfirmuan “Qytetarët” përmes një komunikate.

Kujtojmë, se javën e kaluar, City ka konfirmuar se Gabriel Jesus dhe Kylie Walker janë pozitivë me COVID-19, ndërsa tani numri është shtuar. Ndeshja do zhvillohet në një datë të re që do vendoset nga sektori i garave në Premier League në orët në vazhdim.