Spanjë-Angli, një finale për të parë spektaklin

ANALIZË/ “Euro 2024” në Gjermani mbylli dje ndeshjen e 50-të dhe është në 90 minutat e tij të fundit për t’i thënë “SOS” edicionit të 17-të. Ndeshja finale do të zhvillohet më 14 korrik, ora 21.00 në “Olimpiastadion” në Berlin. Analiza në “Telegraf” me Nevil Dede për rezultatet e grupeve nga 14 qershori.

Sot 3 ndeshjet e skuadrave shqiptare për në Europë dhe humbja dje e Egnatian me Borac me rezultatin 1 me 0

Sigal

Strisha nuk ndryshon, ndërsa te tabelat, e fundit që janë ÇEREKFINALET  do ndryshohet pas ndeshjes. Te faqe 2, tabela e skuadrave shqiptare në Europë ka ndryshim pas orës 23:00.

ANALIZË/ “Euro 2024” në Gjermani do edhe 90 minuta për t’i thënë “SOS” edicionit të 17-të, flet për “Telegraf” Nevil Dede. Ja dhe sfidat shqiptare në Europë

 Spanjë-Angli, një finale për të parë spektaklin

Agron KAJA

Europiani dje mbylli ndeshjen e 50-të dhe është në 90 minutat e tij të fundit, si i komentoni dy gjysmëfinalet e luajtura?

Ishin dy finale të bukura ku luajtën, luajtën katër ekipet më të mira me një nivel shumë të lartë. Të dyja gjysmëfinalet thuajse paraqitën të njëjtin nivel, por brenda tyre kishte edhe skema loje që kërkon mbi të gjitha kualifikimin.

E mendonit se Spanja dhe Anglia do fitonin dhe do ishin finaliste?

Të jem i sinqertë, edhe në çiftin e parë gjysmëfinal kishte cilësi. Dhe Anglia e vërtetoi këtë, sepse jo më kot është një skuadër që ka një kampionat si Premierliga që është nga më të fortat në Europë. Spanja mbetet pretendente.

Është kjo një finale e pritur, si mediatikisht ashtu edhe realisht?

Realisht është, sepse kështu skema i vendosi përballë ekipet më të mira. Por ishte edhe fati i Anglisë, e cila gjatë gjithë Europianit pati vetëm një kinhdërshtar të fortë. si Holanda. Ndërsa Spanja është ekipi më i fortë, një finale për të parë spektaklin.

Europiani vazhdoi gjatë pa Shqipërinë të eliminuar, për kaq ishte paraqitja  kuqezi në Grupin B?

Nuk më përlqen të them ndryshe, ne ishim dinjitozë të gjithë. Mund të bënim më mirë, por e rëndësishmë është se e nderuan veten e Kombin tonë. Emrat që kishin përballë në Grupin B ishin skuadra shumë më të forta.

Ju ishin present qv Shqipëria fitoi një europian me tifozët, si e përshkruani performancën që tifozeria kuqezi dhuroi në stadiumet e Gjermanisë?

Pata fatin të isha në Dortmund si ish-lojtar i Kombëtares shqiptare. Ishte ndjesi e veçantë me atmosferën që u krijua nga tifozeria, dhe aty treguam se ne bashkohemi shumë shpejt për qëllime të mira. Kështu ndodhi në tre ndeshjet.

Cili është vlerësimi juaj për performancën e trajnerit Silvinjo dhe të 17 lojtarëve që u aktivizuan në tre ndeshjet e Grupit B?

Unë besoj se të gjithë bënë një paraqitje shumë të mirë, sepse nuk ishte e lehtë që të arrihej barazim me Kroacinë, apo edhe në ndeshjen me Spanjën ku luajtëm si të barabartë. Ekipi dhe trajneri bënë më të mirën për tu falenderuar.

Kishte një hallakatje për vazhdimësinë së trajnerit Silvinjo në stolin kuqezi, ishte kjo një lojë e tij për kontratën e re?

Teorikisht do isha plotësisht dakord që Silvinjo të vazhdonte, sepse një punë e nisur duhej që të çohej më tej. Silvinjo do ti bëjë mirë Shqipërisë dhe largimi i tij mund të sillte situata të tjera që nuk do ti bënin mirë skuadrës.

Në këndvështrimin profesional apo edhe si tifoz, si e përshkruani tani Europianin?

Unë mendoj që mbi të gjitha çdo ndeshje ishte e luftuar, nuk ishin të thjeshta. Të gjitha skuadrat kanë dhënë maksimumin e tyre, e nisur nga mbështetjet e tifozerisë, mendoj se ishte gjithçka e mirë. Këto ishin të të veçantat e dukshme.

Nisur nga dy ndeshjet gjysmëfinale, e keni një parashikim se cila do të jetë fituesja e këtij Europiani më 14 korrik?

Finalja një ndeshje është. Do jetë përballje e fortë e them se Spanja ka shumë lojtarë të talentuar, ndërsa Anglia ka lojtarë ekspertë. Do jetë përballje e fortë, e bukur dhe duhet edhe pak fat për fituesen. Një finale për tu parë.

 MERKATO KUQEZI

 Strakosha u rikthye në Greqi, nënshkroi me AEK

Lajmi për lëvizjen e Thomas Strakoshës nga Premier Liga në Angli, u zyrtarizua në këtë fillimjavë. Forma e mirë që ai tregoi si titullar i Shqipërisë në tre ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, ndoshta kanë qënë bindja e plotë që drejtuesit e AEK të Athinës të firmosnin për 5 vite. “AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029”, këtë njoftim e ka shpërndarë vetë klubi i AEK-ut, e kështu portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Premierligës angleze si pjesë e Brentfrodit, për t’u rikthyer në Greqi, 12 vite pasi ishte larguar te Lacio. Suksese Strakosha!

Ndeshja finale – 14 Korrik 2024

SPANJË  –  ANGLI       21:00

Stadiumi “Olimpiastadion” në Berlin

Brezi i ri së ardhmes, Kombëtares i jep garanci

 

Aventura e skuadrës sonë Kombëtare në Europianin “Gjermani 2024”, u mbyll me tre ndeshjet në Grupin B: 0F, 1B, 2H, G 3-4, ku trajneri Sylvinjo aktivizoi 17 futbollistë. Nisur nga paraqitja e tyre, Nevil Dede thekson se: “… Me përbërjen aktuale të disa lojtarëve të rinj në moshë që kanë marrë përvojë disa vjeçare në skuadrën Kombëtare, ndoshta do jetë një garanci për vazhdimësinë dhe të ardhmen e saj. Janë Broja, Muçi, Hoxha, Mitaj, Berisha, Asllani, Bajrami, Kumbulla apo dhe vëllezërit Shpendi, një gjeneratë e së ardhmes. Me Strakoshën, Gjimshitin, Hysajn, Manajn, Asanin e Ramadanin mbështetje, janë një brez lojtarësh që premtojnë dhe japin garanci për arritje të mëdha me kombëtaren …”.

SKUADRAT SHQIPTARE NË EUROPË

Nisin kualifikueset, Egnatia luajti sfidën e parë

LIGA E KAMPIONEVE

Turi parë eliminator

Datë 10 korrik 2024

Borac (BiH)-Egnatia      XXX

KONFERENCË LIGË

Turi parë eliminator

Datë 11 korrik 2024

Torpedo (Gjeo)-Tirana  19:00

Partizani-Marsaxluk(Mlt)        20:00

Valur (Isl)-Vllaznia        21:00

Dje skuadrat shqiptare të futbollit kanë nisur aventurat e tyre në Europë. Janë katër prej tyre që sfidojnë këtë mot të nxehtë, me Egnatia që luajti dje në Ligën e Kampioneve në Bosnje&Herzegovinë ndaj vëndasve Borac Banja Luka, ku ndeshja mes tyre është mbyllur me tension e dy kartonë të kuq, me rezultatin 0-1.

Ndërsa ditën e enjte më 11 korrik, janë tre skuadra: Tirana, Partizani e Vllaznia që nisin këtë rrugëtim europian, ku Tirana e nis sfidën e saj në orën 19:00 e do ndeshet me Torpedo të Gjeorgjisë. Një orë më pas është Partizani, i cili në ora 20:00 do presë në stadiumin “Elbasan Arena” maltezët e Marsaxluk. E fundit që do mbyllë ditën e enjte me ndeshjet e turit të parë eliminator të UEFA Konferencë Ligë është Vllaznia, e cila luan në transfertën islandeze me skuadrën e Valur. Ndërkohë që deri dje, kalendari i ndeshjeve të kthimit me oraret përkatëse nuk është zyrtarizuar ende nga UEFA.

Europiani në shifrat e golave dhe autogolave

Europiani 2024 po mbyllet, por nëse flasim me statistika, deri tani pas fazës çerekfinale janë shënuar 108 gola nga 79 lojtarë (tre lojtarë kuqezinj), me një mesatare 2.25 gola për ndeshje. Ndërkohë që krahasuar me Euro 2020 ku u shënuan 142 gola, janë 34 më shumë se aktualisht në Gjermani. Në total janë shënuar 9 autogola, mes tyre edhe Klaus Gjasula i Shqipërisë, ndërsa lojtarët që kanë shënuar më shumë gola janë disa. Mikautadze i Gjeorgjisë ka shënuar 3 gola deri në raundin e 1/8-ave dhe është në kryesimin e listës së golashënuesve, me kuotë të barabartë me gjermanin Musiala, sllovakun Schranz dhe holandezin Gakpo, që është ende në garë. Ndërkohë, Gjermania dhe Spanja janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola, nga 11 dhe Holanda me 9. Duke parë se lojtarë të tillë si, Bellingham, Foden, Mbape, Griezmann, Kane apo Yamal, ende nuk kanë bindur në lojën e tyre dhe me golat, duket se ky Europian deri tani ka qenë pronë e gabimeve, e autogolave dhe risive. Dhe Shqipëria duhet thënë se ka realizuar golin më të shpejtë në të gjithë historinë e Europianëve, në ndeshjen Itali-Shqipëri 2-1, me autor Nedim Bajramin në sekondën e 23-të.

 

 

 

Dizanji i zgjedhur nga prodhuesit për topin e ndeshjes që do të përdoret në gjysmëfinalet dhe në finalen e kampionatit Europian, tashmë është bërë i njohur. Topi i markës “Adidas” i quajtur “Fussballiebe Finale”, është dizenjuar me 54 trekëndësha që përfaqësojnë 54 shoqatat pjesë e UEFA-s, dhe i pajisur me çip që përmirëson lojën. Përmes teknologjisë, ai mundëson vendime më të shpejta dhe të sakta për gjyqtarët, duke përfshirë shpejtësinë, rrotullimin dhe distancën që ka kaluar topi përpara se të godasë rrjetën. Inovacioni është i madh, pasi përmes një bërthame novatore përmirësohet edhe saktësia, por edhe aerodinamika. Bazamenti që do mbajë topin para çdo ndeshje është tepër interesant, dhe ngjyra e argjendtë e topit është zhvilluar e testuar posaçërisht për t’u siguruar që ai të dallohet në fushë pa e reflektuar dritën nga sipërfaqja.

GRUPI A

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Gjermania         3        7

2.Zvicra      3        5

3.Hungaria  3        3

4.Skocia      3        1

Ndeshjet në grup

14 Qershor 2024

Gjermani-Skoci    5-1

15 Qershor 2024

Hungari-Zvicër     1-3

19 Qershor 2024

Gjermani-Hungari          2-0

Skoci-Zvicër         1-1

23 Qershor 2024

Skoci-Hungari      0-1

Zvicër-Gjermani   1-1

 

GRUPI B

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Spanja     3        9

3.Italia        3        4

2.Kroacia    3        2

3.Shqipëria 3        1

Ndeshjet në grup

15 Qershor 2024

Spanjë-Kroaci      3-0

Itali-Shqipëri        2-1

19 Qershor 2024

Kroaci-Shqipëri    2-2

20 Qershor 2024

Spanjë-Itali           1-0

24 Qershor 2024

Shqipëri-Spanjë   0-1

Kroaci-Itali           1-1

 

GRUPI C

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Anglia      3        5

2.Danimark 3        3

2.Sllovenia  3        3

4.Serbia      3        2

Ndeshjet në grup

16 Qershor 2024

Slloveni-Danimar.1-1

Serbi-Angli          0-1

20 Qershor 2024    

Slloveni-Serbi     1-1

Danimarkë-Angli 1-1

25 Qershor 2024

Danimarkë-Serbi 0-0

Angli-Slloveni     0-0

 

GRUPI D

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Austria    3        6

2.Franca     3        5

3.Holanda   3        4

4.Polonia    3        1

Ndeshjet në grup

16 Qershor 2024

Poloni-Holandë    1-2

17 Qershor 2024

Austri-Francë       0-1

21 Qershor 2024

Poloni-Austri       1-3

Holandë-Francë    0-0

25 Qershor 2024

Francë-Poloni       1-1

Holandë-Austri    2-3

 

GRUPI E

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Rumania  3        4

2.Belgjika   3        4

3.Sllovakia 3        4

4.Ukraina   3        4

Ndeshjet në grup

17 Qershor 2024

Rumani-Ukrainë   3-0

Belgjikë-Sllovaki  0-1

21 Qershor 2024

Sllovaki-Ukrainë  1-2

22 Qershor 2024

Belgjikë-Rumani   2-0

26 Qershor 2024

Sllovaki-Rumani  1-1

Ukrainë-Belgjikë  0-0

 

GRUPI F

Skuadrat    Nd     Pikë

1.Portugalia          3        6

2.Turqia      3        6

3.Gjeorgjia  3        4

  1. Rep.Çeke 3 1

Ndeshjet në grup

18 Qershor 2024

Turqi-Gjeorgji      3-1

Portugali-R.Çeke  2-1

22 Qershor 2024

Gjeorgji-Rep.Çeke         1-1

Turqi-Portugali    0-3

26 Qershor 2024

Rep.Çeke-Turqi    1-2

Gjeorgji-Portugali 2-0

 

Ndeshjet 1/16 finaleve

29 Qershor 2024

Zvicër-Itali            2-0

Gjermani-Danima 2-0

30 Qershor 2024

Angli-Sllovaki      3-1

Spanjë-Gjeorgji    4-1

1 Korrik 2024

Francë-Belgjikë    1-0

Portugali-Slloveni 1-0

2 Korrik 2024

Rumani-Holandë  0-2

Austri-Turqi                  1-2

U kualifikuan 8 skuadra

për turin çerekfinal

 

ÇEREKFINALET

5 Korrik 2024

Spanjë-Gjermani  2-1

Portug-Francë(3-5p)1-1

6 Korrik 2024

Angli-Zvicër(4-3p)1-1

Holandë-Turqi      2-1

GJYSMËFINALET

9 Korrik 2024

Spanjë-Francë      2-1

10 Korrik 2024

Holandë-Angli      1-2

FINALJA

14 Korrik 2024

Spanjë-Angli        21:00