Spanja e Portugalia dy “armike” në grupin B, për Argjentinën short me fat

538
Nga Agron KAJA
SHORTI/ Në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, Rusia organizoi spektaklin e hedhjes së shortit për ndeshjet e fazës finale të “Botërori 2018”
Spektakli i shumëpritur i hedhjes së shortit për fazën finale të ndeshjeve të Botërorit “Rusi 2018”, dje njëherësh zbardhi edhe datat e ndeshjeve në të gjitha fazat. Ky shorte u drejtua nga futbollisti i njohur anglez Geri Lineker, me partnere gazetaren ruse Maria Komandnaja. Të 32 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Rusisë, u ndanë në 8 grupe. Më i forti dukej grupi D, ku Argjentina, Kroacia dhe Islanda, si dhe Nigeria, ndërsa në grupin B, Spanja do të sfidojë Portugalinë, ashtu si dhe Danimarkën e Australinë. Ndërsa në grupin C, duket mjaft e favorizuar Franca, e cila do të ndeshet me Perunë, Danimarkën dhe Australinë, por për Argjentinën, goglat duken me fat. Në Grupin D, Lionel Mesi me Argjentinën, do të kenë përballë Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë, që në letër, Argjentina mbetet e kualifikuar. Në grupin E, Brazili do të luftojë me dy skuadra evropiane që u kualifikuan: Serbia që në ndeshjet eliminatore në grupe, ndërsa Zvicra me shumë shqiptarë në përbërjen e saj, u kualifikua pas ndeshjeve play-off. Skuadra tjetër e këtij grupi është Kosta Rika, e cila nuk mendohet të jetë rivale për kualifikim. Ndërkohë, edhe Gjermania në grupin F duket e favorizuar për kualifikim, pasi do të luajë përballë Meksikës, Suedisë dhe Koresë së Jugut. Belgjika dhe Anglia në grupin G, ndoshta quhen skuadrat e kualifikuara në këtë grup, përpos ndonjë surprize që mund të sjellin dy skuadrat e tjera, Tunizia dhe Panamaja. Dhe në grupin H, janë katër skuadra, në të cilën vetëm Polonia është evropiane, ndërsa tre të tjerat vijnë nga kontinente të ndryshme: Kolumbia, Senegali dhe Japonia. Gjatë shortit, ky është quajtur grupi më ekuilibruar, për të cilin, parashikimet thuajse munguan. Por, duke ju referuar disa deklarimeve të pjesëmarrësve të 32 skuadrave në këtë short, natyrisht që veçohen ato të skuadrave të Argjentinës, Spanjës e Francës, skuadra që në historinë e tyre e kanë fituar trofeun e Kampionatit Botëror. Ndërsa në një raport të ri të FIFA-s, ku pasi ka analizuar gjendjen aktuale për sponsorizimin e 32 ekipeve që do të luajnë në Kupën e Botës “Rusi 2018”, pas identifikimit të 365 marrëveshjeve dhe 305 markave, nga 34 industri të ndryshme, raporti zbuloi mundësitë se cilët prej tyre mund të jenë të pranishëm këtë verë në Rusi. Në Rusi 31 ndeshjet do të luhen në 8 stadiume, të cilët shteti rus ka katër vite që i ka rikonstruktuar, me një shpërndarje gjeografike shumë të gjerë. 
Stadiumet
Luzhniki Stadium/ Krestovski Stadium/ Samara Arena/ Fisht Olympic Stadium/ Nizhny Novgorod Stadium/ Kazan Arena/ Otkrytie Arena/ Rostov Arena
REAGIME PAS SHORTIT
Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë: “Është një grup interesant. Do të japim më të mirën, që të mbrojmë titullin e fituar në Brazil”.
Julian Lopetegui, trajneri i Spanjës: “Grup i vështirë dhe i komplikuar. Do jetë një garë e luftuar pasi asnjë skuadër nuk është e lehtë në një Botëror”.
Hevre Rendar, trajneri i Marokut: “Jemi të lumtur që jemi pjesë e Kupës së Botës. Do të donin ta shmangnin Spanjën e Portugalinë, por ne themi faleminderit për shortin”.
Didier Deshamp, trajneri i Francës: “Mund të kishim një short më të keq, por kemi shpresë se do arrijmë kualifikimin. Do të shkojmë në Rusi me shumë ambicie”.
Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës: “Kam kaluar shumë vite në futbollin britanik, do të jetë një përballje speciale për mua. Me Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë, ndeshje të vështira”.
Horge Sampaoli, trajneri i Argjentinës: “Ne jemi një nga ekipet më të mira në botë, por do të kemi kohë që të korrigjojmë problemet që kemi shfaqur”.
Zlatko Daliç, trajneri i Kroacisë: “Mund të kishim një short më të favorshëm, doja të shmangia një ekip të fortë, por tashmë jemi ndaj Argjentinës, dhe ata janë favoritë”.

KALENDARI NË GRUPE
Ndeshjet-Grupi A
A1/ Rusia A2/ Arabia S
A3/ Egjipti A4/ Uruguai
Datë 14 qershor 2018 
Rusi-Arabia Saudite 17:00
Datë 15 qershor 2018 
Egjipt-Uruguaj 14:00
Datë 19 qershor 2018 
Rusi-Egjipt 20:00
Datë 20 qershor 2018 
Uruguaj-Arabia Saudi 17:00
Datë 25 qershor 2018 
Uruguaj-Rusi 16:00
Arabia Saudite-Egjipt 16:00
Ndeshjet-Grupi B
B1/ Portugalia B2/ Spanja
B3/ Maroku B4/ Irani
Datë 15 qershor 2018 
Marok-Iran 17:00
Portugali-Spanjë 19:00
Datë 20 qershor 2018
Portugali-Marok 14:00
Iran-Spanjë 20:00
Datë 25 qershor 2018 
Iran-Portugali 20:00
Spanjë-Marok 20:00
Ndeshjet-Grupi C
C1/ Franca C2/ Australia
C3/ Peruja C4/ Danimarka
Datë 16 qershor 2018 
Francë-Australi 12:00
Peru-Danimarkë 18:00
Datë 21 qershor 2018 
Francë-Peru 14:00
Danimarkë-Australi 16:00
Datë 26 qershor 2018 
Danimarkë-Francë 16:00
Australi-Peru 17:00
Ndeshjet-Grupi D
D1/ Argjentina D2/ Islanda
D3/ Kroacia D4/ Nigeria
Datë 16 qershor 2018 
Argjentinë-Islandë 15:00
Kroaci-Nigeri 21:00
Datë 21 qershor 2018 
Argjentinë-Kroaci 20:00
Datë 22 qershor 2018 
Nigeri-Islandë 17:00
Datë 26 qershor 2018 
Nigeri-Argjentinë 20:00
Islandë-Kroaci 20:00
Ndeshjet-Grupi E
E1/ Brazili E2/ Zvicra
E3/ Kosta R E4/ Serbia
Datë 17 qershor 2018 
Kosta Rika-Serbi 14:00
Brazil-Zvicër 20:00
Datë 22 qershor 2018 
Brazil-Kosta Rika 14:00
Serbi-Zvicër 20:00
Datë 27 qershor 2018 
Serbi-Brazil 20:00
Zvicër-Kosta Rika 20:00
Ndeshjet-Grupi F
F1/ Gjermania F2/ Meksika
F3/ Suedia F4/ Korea J
Datë 17 qershor 2018
Gjermani-Meksikë 17:00
Datë 18 qershor 2018 
Suedi-Korea Jugut 16:00
Datë 23 qershor 2018 
Gjermani-Suedi 17:00
Korea Jugut-Meksikë 20:00
Datë 27 qershor 2018 
Korea Jugut-Gjermani 16:00
Meksikë-Suedi 16:00
Ndeshjet-Grupi G
G1/ Belgjika G2/ Panama
G3/ Tunizia G4/ Angli
Datë 18 qershor 2018 
Belgjikë-Panama 17:00
Tunizi-Angli 20:00
Datë 23 qershor 2018 
Belgjikë-Tunizi 14:00
Angli-Panama 14:00
Datë 28 qershor 2018 
Angli-belgjikë 20:00
Panama-Tunizi 20:00
Ndeshjet-Grupi H
H1/ Polonia H2/ Senegali
H3/ Kolumbia H4/ Japonia
Datë 19 qershor 2018 
Poloni-Senegal 14:00
Kolumbi-Japoni 17:00
Datë 24 qershor 2018 
Japoni-Senegal 17:00
Poloni-Kolumbi 20:00
Datë 28 qershor 2018 
Japoni-Poloni 16:00
Senegal-Kolumbi 16:00
Ndeshjet-1/8 e finaleve
Datë 30 qershor 2018
C1-D2 16:00 
A1-B2 20:00 
Datë 1 korrik 2018
B1-A2 16:00 
D1-C2 20:00 
Datë 2 korrik 2018
E1-F2 16:00 
G1-H2 20:00 
Datë 3 korrik 2018
F1-E2 16:00 
H1-G2 20:00 
Ndeshjet-1/4 e finaleve
Datë 6 korrik 2018
QF1-QF2 16:00 
QF5-QF6 20:00 
Datë 7 korrik 2018
QF3-QF4 20:00 
QF7-QF8 14:00 
Ndeshjet-Gjysmëfinale
Datë 10 korrik 2018
SF1-SF2 20:00 
Datë 11 korrik 2018 
SF3-SF4 20:00 
Ndeshja Finale
FN1-FN2 17:00 
Sigal