Spanja, 11 milion euro premio për trofeun / Akordi është arritur mes presidentit të federatës së futbollit dhe kapitenit Morata

31
Sigal

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Pedro Roça, ka mbyllur një marrëveshje me kapitenin e “La Roja”-s, Alvaro Morata, sipas të cilës çdo lojtar i kombëtares spanjolle do të përfitojë 435 mijë euro nëse “La Roja” fiton finalen e Europianit në Berlin më 14 korrik.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, 26 lojtarët si dhe stafi teknik nuk kanë marrë asnjë euro shpërblim për të përfunduar të parët në fazën e grupeve, por shpërblimet do të nisin nga çerekfinalet e tutje ku do të fillojnë të fitojnë para dhe do të jenë në gjendje të sigurojnë një përqindje të mirë të asaj që do të fitonte federata spanjolle në rast të suksesit të turneut: 30 milionë euro. Ndeshja e 1/ 8 në finale ende nuk ka hyrë në marrëveshjen e arritur mes federatës dhe lojtarëve. Federata ka siguruar 9.25 milionë për pjesëmarrjen në Europian, plus një milionë e gjysmë të tjerë për kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Ndeshja e radhës do të ketë një çmim prej 10%, rreth njëqind mijë euro për kokë. Por që nga çerekfinalet e tutje ata do të fillonin të grumbullonin shuma për çdo fitore deri në arritjen e maksimumit prej 435,000 për fitoren e finales.

Logjikisht, të ardhurat e “RFEF”-së do të rriteshin gjithashtu nëse Spanja kalon në raundin tjetër. 9.25 fiks e një milion e gjysmë për 1/8 e finaleve duhet t’i shtojmë 2.5 për çerekfinalet, katër për gjysmëfinalen, pesë për finalen dhe tri të tjera për titullin. Përveç kësaj, ai do të shtonte një milion për çdo fitore (ka shtuar tashmë tri në fazën kualifikuese) dhe gjysmë milioni për çdo barazim. Në total, shuma maksimale që “RFEF”-ja mund të grumbullonte do të ishte gati 30 milionë euro. Luis de la Fuente dhe stafi i trajnerëve të Federatës do të marrin të njëjtin shpërblim, me një rritje prej 10% në shumën përfundimtare nëse Spanja fiton titullin. Por ky nuk do të jetë çmimi kryesor për trajnerin, të cilit do t’i ofrohet edhe një kontratë e re si trajner deri në Botërorin 2026 për një shumë prej dy milionë euro në vit.