Sonte finalja e madhe e Championsit, Neymar sfidon Lewandowskin

298
Sigal

Sonte në mbrëmje në “Da Luz” do të jetë një festë e vërtet futbolli, pasi do të luhet finalja e Champions League. PSG-Bayern, dy skuadra krejtësisht të ndryshme në stile loje.

Francezët me yje si Neymar, Mbappe e Di Maria luajnë për herë të parë në një finale Championsi ndërkohë që Bayerni i Lewandowskit, Muller e Neuer rikthehet në një finale europiane pas 7 vitesh.

Bavarezët janë disi më favoritë për eksperiencën që kanë në këtë kompeticion por në një ndeshje të tillë gjithçka mund të ndodhë. Skuadra gjermane vjen në finale me 10 fitore në 10 ndeshje, 42 gola të shënuar, 4.2 për ndeshje. Në ekipin e Flick shënojnë të gjithë me një lehtësisht të frikshme, mjafton të kujtojmë fitoren 8-2 kundër Barcelonës.

Nga ana tjetër skuadra franceze shpreson që të triumfojë falë dyshes magjike Neymar dhe Mbappe, të cilët në ditën e tyre më të mirë mund t’i bëjnë keq kujtdo. Gjithçka mbetet për ta zbuluar sonte në orën 21:00.