Skënderbeut i “rrëshket” barazimi

455
Skënderbeu doli me një gol të rëndësishëm të shënuar në transfertën çeke me Mlada Boleslav.
Skuadra korçare u mposht 2-1 në ndeshjen e parë, ku nuk bëri paraqitjen e saj më të mirë. Ndeshja nisi me vrullin e vendasve, vrull që zgjati për 20 minuta, por që u përballua me sukses nga skuadra shqiptare.
Zhbllokimi i rezultatit mbërriti në limitet e pjesës së parë. Një aksion i shpejtë që nisi nga e majta u finalizua nga Chramosta, që nuk gaboi për vendasit.
Skënderbeu gjeti golin e barazimit në minutën e 85-të, kur Latifi kroson bukur në zonë dhe Shmons shënon.
Gëzimi i korçarëve zgjati vetëm pak sekonda dhe u desh një perlë e Janos që të gjunjëzonte për herë të dytë Shehin. 
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave dhe Skënderbeut i mjafton një fitore minimale 1-0 për të kaluar në turin tjetër.
Sigal