Skënder Gega prezantohet te Skënderbeu: Klubi do ngrihet, do rikthehemi për të fituar trofe

158
Sigal

Do i marrim me qetësi problemet, e rëndësishme dhe thelbësore është t’i besojmë njëri-tjetrit.  Jam munduar të shmang presionet kudo ku kam shkuar. Unë e shoh Skënderbeun si pretendent për të bërë hapa gradualisht, unë besoj. Të shohim ndeshjen më të afërt, që është dita e diel.

Organika e ekipit? Më pëlqen që kampionati ka kaq shumë rivalitet. Kjo është sfida ime, kam ardhur për presidentin Takaj dhe Skënderbeun në një moment të vështirë. Kam parë grupin, ekipi është i mirë, por të besojmë te njëri-tjetri. Pa optimizëm nuk vazhdohet përpara në futboll.

Kam qenë suport për Memellin, ka bërë punë të mirë. Fati i ka munguar. Skënderbeu ka potencial për të dhënë më tepër, sepse janë djem të rinj. Lojtarët të kenë këmbët, mendjen dhe zemrën. Asgjë nuk u mungon.

Laçi? Skënderbeu ka edhe traditë, ka fituar tituj, pse jo të mos vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Ndeshja me Laçin është shumë e vështirë, ata janë ndër ekipet më të mira të Superiores. I respektojmë shumë, por do tentojmë të bëjmë më të mirën tonë”, ishin fjalët e tij.