Skenari Ibrahimovic, Zlatan mund të jetë sërish te Man United

533
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mund të jetë sërish te Manchester United edhe pse djajtë e kuq nënshkruan një marrëveshje me sulmuesin Romelu Lukaku.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror” ka bërë me dije sot se suedezi mund të firmosë një kontratë tjetër 1-vjeçare me “djajtë e kuq” nëse arrin të rikuperohet 100% deri në fund të merkatos.

Ibrahimovic e mbylli para kohe sezonin, pas një dëmtimi në muajin prill, që solli edhe operimin e tij.

35-vjeçari ende nuk ka gjetur një skuadër për të luajtur sezonin e ri edhe pse ofertat në adresën e tij janë të shumta, në Angli, Itali, Kinë, Amerikë etj.

Aktualisht, sulmuesi ndodhet në Carrington, pasi ka pranuar ofertën e klubit të United për ta ndihmuar në periudhën e rehabilitimit.

Burime nga klubi i Manchester United kanë konfirmuar se nëse suedezi arrin të bëjë një rikuperim fantastik, mund të qëndrojë, pasi pavarësisht moshës ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për Jose Mourinho. Sidomos për pjesën e dytë të sezonit.
Sigal