Shuhen dyshimet,Van Gaal qëndron te Man. United

493
Louis van Gaal duket se e ka të sigurt vendin e tij në pankinën e Manchester United deri në fund të sezonit. Sipas asaj që publikohet në median britanike, trajneri holandez shpëtohet nga vetë Jose Mourinho, me luzitanin që ka deklaruar se preferon të nisë punën e tij me “Djajtë e Kuq” pikërisht në sezonin e ri për ta përgatitur sa më mirë atë. Kjo deklaratë e 53-vjeçarit erdhi pas zërave që flisnin për marrjen e detyrës së tij te kjo skuadër pikërisht në prag të përballjes mes Manchester United dhe Arsenalit.
“Nëse do të më duhet të kthehem menjëherë në detyrë, do ta bëj”, deklaroi Mourinho. “Por unë gjithnjë kam thëne se është më mirë të presësh dhe të mos nxitosh. Mendoj se nisja e sezonit me një klub dhe projekt të mirë është gjëja më e mirë për mua. Kam lexuar shumë artikuj. Një herë jam në Kinë, një ditë tjetër jam në Milano për t’u kthyer te Interi. Tani jam në Singapor dhe dikush do të thotë se kam ardhur për të marrë drejtimin e kombëtares së këtij vendi. E vërteta është se jam i papunë dhe në këtë moment po më pëlqen kjo situatë”.
Sigal