Shqipëri-Poloni/ 15 fajtorë për flakadanët në fushë, ndalohen 2 prej tyre

38
Sigal

Policia ndalon dy prej personave ndërsa 13 të tjerë janë në kërkim pasi dyshohet se janë pjesë e grupit që hodhi flakadanë në fushë pak sekonda pas fillimit të sfidës Shqipëri-Poloni.

Forcat e rendit bëjnë me dije se janë bllokuar mbi 300 flakadanë, ndërsa përveç ndalimit të dy personave, po punohet për identifikimin e të gjithë fajtorëve.

Në total janë 15 të dyshuar që mund të përballen me akuzat për hedhje të sendeve në fushën e lojës.

Për këtë ngjarje FSHF rrezikon një gjobë të majme ndërsa nëse situata do të ishte përshkallëzuar, nuk përjashtohej edhe mundësia e boshatisjes së stadiumit për ndeshjen e 12 tetorit me Republikën Çeke.