Shpërthen Sarri: Kupa e Botës së Katarit një fyerje për futbollin

89
Sigal

Në mënyrë të veçantë, trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, me deklaratat e tij për një media italiane, e cilësoi ngjarjen e sivjetme si fyese për sportin, ndërsa theksoi se është e papranueshme që skuadrat të ndalojnë ritmin në mes të sezonit, duke deklaruar se të vetmet që do të mbeten të paprekur janë, Mançester Siti i pasur dhe Paris Saint-Germain.

“Unë e shoh këtë Botëror si një fyerje për futbollin. Nëse dikush më shpjegon se çfarë mund të sjellë në futboll lëvizja e Katarit, përveç parave në Mançester Siti dhe Paris Saint-Germain, unë mund të ndryshoj mendje”, tha Sarri.