Shpërthen Gattuso: Piatek dëshiron vetëm të shënojë, ja kush ja prishi qetësinë Higuain-it

418
Sigal

Milani do të presë Napolin nesër në mbrëmje, në stadiumin “San Siro”, ndërsa trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso ka folur edhe për afrimin më të ri të kuqezinjve, sulmuesin Piatek.

“Më duket si një ‘Robocop’. Flet shumë pak dhe thotë vetëm se dëshiron të punojë dhe të shënojë gola. Jam shumë i kënaqur me afrimin e tij dhe shpresoj të na japë një dorë për arritjen e objektivave tanë. Mendoj se jemi të plotësuar në organikë dhe jemi gati të punojmë për të arritur synimet tona”, tha Gattuso.

Tekniku i Milanit foli edhe për Gonzalo Higuain, duke zbuluar dhe arsyet që sollën formën e tij të dobët.

“Gonzalo ishte një profesionist i madh, por vuajti shumë periudhën që nuk po i ecte me golin. Shumë ndeshje pa shënuar, kartoni i kuq ndaj Juves dhe dyshimet nëse do të blihej përfundimisht apo jo, ia kishin prishur qetësinë”, deklaroi trajneri i Milanit.