Shmanget prania e Icardit dhe Wanda Narës në festën e Messit, kjo është arsyeja

194
Sigal

Rikthehet qetësia në familjen e Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Mes fotove romantike dhe dedikimeve plot ndjenjë, të dy kanë rizbuluar dashurinë në çift.

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të jetës së tyre private, të paktën sipas thashethemeve që vijnë nga Argjentina.

Në fakt, duket se një lojtar i kombëtares, partneri i Icardit te PSG-ja, ka “probleme personale” me Wandën.

Nëse Muaro dhe partnerja e tij nuk ishin të pranishëm për të festuar “Topin e Artë” të shtatë të Leo Messit, faji është i tij.

Por kush është ky lojtar? – Bëhet fjalë për Leandro Paredes, që bashkë me Di Marian ka qenë organizator i festës. Messi, pavarësisht se kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Icardin, do të kishte dashur që çifti i zëshëm të ishte i pranishëm, por Paredes ka një problem personal me Wandan kështu që e ka shmangur praninë e saj në festë.

Mediet në Argjentinë, që e kanë trajtuar gjatë e gjerë këtë çështje, nuk nuk kanë zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tensionuar mes Paredes dhe Wanda Naras.