Shkon me Amerikën, Hysën nuk e joshin ofertat turke

423
Sigal

Janari mund të jetë muaji vendimtar i karrierës së Jahmir Hykës. Mesfushori shtatshkurtër duhet të vendosë se çfarë të bëjë në të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Lucernës në kampionatin zviceran, apo nëse do të pranojë ofertat që nuk mungojnë.

Kohët e fundit është përfolur për interesimin e skuadrave turke të Beshiktash dhe Antaliaspor, por Hyka po mendon për një alternativë shumë më interesante.

“Po kaloj një moment të mirë dhe duke parë që për 6 muaj më përfundon kontrata me Lucernën, interesimi ka qenë i madh, si nga Turqia ashtu edhe nga Amerika. Do të më pëlqente të luaja në kampionatin amerikan. Kjo është një dëshirë e imja, por t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë’, tregoi ai për “SuperSport”.

Futbollisti mendon se ky është momenti i duhet për të bërë këtë hap të radhës, pasi është në kulmin e formës së tij. “Ndihem shumë i lumtur. Kam dëgjuar shumë që mosha 28-29 vjeçare është kulmi i një futbollisti dhe mund ta them që në këto momente është kulmi im”, deklaroi Hyka, i cili ka shënuar 6 gola në pjesën e parë të sezonit në Zvicër me klubin aktual, ku ka një kontratë deri në muajin qershor./panoramasport/