Shkodran Mustafi largohet nga Anglia, do vazhdojë karrierën në Bundesligë

169
Sigal

Shkodran Mustafi ka vendosur të largohet nga Arsenali, teksa thuhet se do të vazhdojë karrierën në Gjermani me skuadrën e Shalkes.

Këta të fundit larguan mbrojtësin e tyre, Ozan Kabak te Liverpuli dhe nuk kanë vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit gjermanë kanë arritur marrëveshjen për të marrë në Budesligë, Mustafin, i cili prej kohësh mendonte largimin  nga Arsenali, pasi nuk po gjente hapësira.

28-vjeçari largohet kështu nga Arsenali, për ta vazhduar karrierën e tij në Bundesligë, ku do të ketë edhe më shumë minuta për të treguar veten.