Shënon Sadiku, Legia në çerekfinalen e Kupës

514
Armando Sadikut i mjaftuan dje vetëm 4 minuta për të shënuar në ndeshjen e Kupës së Polonisë, ku Legia e Varshavës fitoi në transfertë 4-0 me Ruch Zdzieszovice. Sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e dytë për skuadrën e Legias në minutën e 64-ët, teksa në minutën e 60-të ai u hodh në fushë, në vendin e Niezgodës. Të gjithë takimin, Legia e fitoi me rezultatin 0-4, duke u kualifikuar kështu për në raundin çerekfinal të Kupës së Polonisë, duke qenë kështu favorite për të fituar këtë trofe, falë kontingjentit cilësor të lojtarëve që ka në përbërje. Në çerekfinale, Legia do të ndeshet me Druteks Bitovian që luan në Divizionin 1 të Polonisë.
Sigal