Seria A/ Salernitana përmbys Lacion në “Olimpiko”, pak minuta për Hysajn

128
Sigal

Salernitana vazhdon të bëjë mirë në këtë nisje kampionati, duke marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën. Ndeshja ndaj Lacios në “Olimpiko” u fitua 1-3, madje edhe më përmbysje.

Ekipi i Mauricio Sarrit shënoi i pari me Zakanjinn në fundin e pjesës së parë, duke të dhënë përshtypjet se gjërat do jenë të lehta për kryeqytetasit.

Miqtë nga Salernitana erdhën të karikuar nga dhomat e zhveshjes, teksa barazoi Candreva me një goditje parabël. Për të kompletuar përmbysjen e madhe mendoi një ish-futollist i Romës, Fazio që me të djathtën mposhti Provedel.

Vetëm pak minuta në fushë për Elseid Hysaj, i cili mori vendin e Marusic. Skuadra e Nikolas siguroi fitoren me golin e Dia, çerek ore para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Seria A/ Salernitana përmbys Lacion në "Olimpiko", pak