“Seria A” 2018-2019, ja të gjitha ndryshimet nga sezoni i ardhshëm

682
Nga sezoni i ardhshëm “Seria A” do të ketë disa ndryshime të cilat më së shumti janë të përqendruara në pjesën organizative. “La Republica” shpjegon me detaje ndryshimet ndërsa kampionatin e ri e quan në anglisht “The Brend New Serie A”, që përkthehet “Seria A e re fringo”.
Ndryshimet më të mëdha që do të behën në sezonin e ardhshëm në kampionatin italian kanë të bëjnë më shumë me merkaton dhe datat e ndeshjeve.
Kështu, është dhëne rruge e lire për Serina A ‘të re’. Sipas ‘La Repubblica’, në 2018-19, kampionat do të nisë me 19 gusht (Superkupa luhet në datën 12) do të ketë ndeshje edhe për Krishtlindje, 22 dhjetor, ose ndryshe siç quhet në Angli ‘the boxing day’, në 26 dhe 29 dhjetor.
Ndërkohë, ndryshon komplet merkatoja e futbollistëve në Itali në të gjitha kompeticionet. Tashme, është ndryshuar data, nuk mund të bëhet dot merkato pasi të ketë filluar “Serie A”.
Pra, merkato do të mbyllet në datën 18 gusht, 24 ore përpara nisjes se turneut. Në janar do të mbyllet në datën 19 janar, një ditë përpara rikthimit te skuadrave nga pushimet.
Ndryshon edhe Kupa e Italisë. Nuk do të ketë më një turn të detyruar në shtëpi për skuadrat e mëdha. Gjithçka do te vendoset nga një short.
Këto ndryshime nuk pritet të kenë ndonjë impakt të madh nga ana sportive, por duket se skuadrat nuk janë shumë të kënaqura me pjesën e merkatos. Kishte shume vite qe tashme skuadrat bënin ndonjë rregullim të fundit edhe pasi kishte filluar “Serie A”. Mbetet për tu pare se si do te përshtaten klubet italiane me këtë rregull te ri qe do te tentoje të vërë pak rregull.
Sigal