Athina i ankohet BE-së për ushtarakët grekë të arrestuar nga Turqia

698
Greqia i është ankuar sot Bashkimit Europian lidhur me arrestimin e zgjatur të ushtarakëve të saj, të kryera nga Turqia, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
“Kjo është një çështje që i përket BE-së”, deklaroi Kamenos për gazetarët grekë, në Bruksel duke shtuar se ai kishte informuar shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini.
Turqia ndaloi dy ushtarakë grekë, javën e kaluar pasi kaluan kufirin e përbashkët dhe më vonë i arrestoi ata duke i akuzuar për spiunazh.
Ushtarakët thanë se po ndiqnin gjurmët e këmbëve në dëborë , ndoshta të migrantëve dhe aksidentalisht kishin kaluar vijën kufitare, njofton ata.
Kamenos deklaroi se ai synon ta diskutojë çështjen edhe me NATO-n, ku Greqia dhe Turqia janë anëtare.
Greqia është gjithashtu pjesë e BE-së, ndryshe nga Turqia, e cila ka shprehur interesin e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Pavarësisht partneritetit të tyre në NATO, fqinjët kanë një histori të gjatë konflikti dhe tensionesh mes tyre.
Sigal