Serbët nuk ia kanë haberin, quajnë provokim festën e Ramosit

Spanja shkatërroi Kroacinë mbrëmë me rezultatin e thellë 6-0 për Ligën e Kombeve dhe njërin nga golat e realizoi Sergio Ramos, kapiteni i skuadrës.

Mbrojtësi ekzatësisht mposhti portierin në minutën e 57-t, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte festa e 32-vjeçarit, i cili bëri simbolin e shqiponjës.

NOA

Kaq ka mjaftuar që gazeta serbe ‘Kurir’ të shkruajë se Ramos ka patur për qëllim mbështetjen ndaj Shqipërisë. Ajo shkruan se ky gjest ishte në mbështjetje të Shqipërisë së Madhe, e cila përfshin toka të cilat janë brenda kufinjve të shteteve fqinje si Serbia (Kosova dhe Luginën e Preshevës), Mali i Zi (pjesa jugore e vendit), Greqia (Epiri jugor), Maqedonia (pjesën perëndimore të vendit).

Një lajm që nuk është aspak i vërtetë pasi ajo që ka dashur të thotë spanjolli nuk ka aspak lidhje me shqiponjën të cilën e bënë në Botëror Shaqiri dhe Xhaka.

Në fakt Ramos nuk e bënë për herë të parë këtë simbol, por ai siç vetë e ka deklaruar e ka për shqipoinjat të cilat fluturojnë në male e që simbolizojnë lirinë.