Sarri nuk ka bindur askënd, Juventusi pritet të ndryshojë sërish timonierin

677
Sigal

Mauricio Sarri pritej të ndryshonte lojën e Juventusit dhe veç rezultateve pozitive të shtonte futbollin e bukur dhe zotërimin e topit.

Por, karakteristikat e Sarrit që janë shfaqur te Napoli dhe Çelsi, nuk kanë dalë në dritë te bardhezinjtë. “Zonja e Vjetër” gjatë këtij sezoni, ndeshjet të luajtura bukur dhe të dominuara i ka luajtur me pikatore.

Ndërkohë, humbja në Ligën e Kampionëve ndaj Lionit, ka bërë që Sarri të shihet me skepticizëm nga ana e drejtuesve.

Ndaj, në verë Juventusi pritet të ndryshojë sërish timonierin. Është folur shpesh për Guardiolën, megjithatë spanjolli deri më tani i ka premtuar Mançester Sitit se nuk lëviz. Por, nga mediat angleze vjen një tjetër alternativë, i cili duket i destinuar të drejtojë Juventusin. Bëhet fjalë për Zinedin Zidan.

Francezi është rikthyer në stolin e Real Madrid por duket se nuk ka të njëjtin entuziazëm si më parë. Kështu, ish-mesfushori mund të ndahet me Perez në fund të sezonit dhe të projektojë një ribashkim me Kristiano Ronaldon.

Kështu, sipas mediave në Angli, Juventusi është gati të bëjë lëvizjen dhe t’i ofrojë tetë milionë euro në sezon francezit për ta bindur të provojë veten edhe në Itali.