Sane i vetëofrohet Realit, por gjithçka varet nga Asensio

159
Sigal

Real Madrid mund të transferojë një lojtar të Bayern Munich, ku pjesë e madrilenëve mund të behët Leroy Sane.

Sipas “Defensa Central”, agjenti i lojtarit anësor i ka ofruar Sanen “Los Blancos”. Pas largimit të Luka Jovic, Real Madridi mund të kërkojë të nënshkruajë një sulmues shtesë dhe Sane mund të jetë një opsion i mundshëm.

Në Madrid nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare dhe e kanë lënë çështjen në studim dhe në pritje të përgjigjes, megjithëse është e vërtetë që gjithçka do të varet nga largimi i Marco Asensio.

Gjithçka do të varet nga e ardhmja e sulmuesit majorkan, në rast se ai vendosë që të largohet, Sane mund të transferohet tek madrilenët.