Sa serioz është dëmtimi i Pogba? Mourinho habit me përgjigjen: Nuk e di dhe nuk më intereson

675
Jose Mourinho nuk ka qenë në humor të mirë në prag të ndeshjes së FA Cup ndaj Huddersfield.
Pasi u mor vesh mungesa e yllit të mesfushës Paul Pogba, një gazetar ka pyetur trajnerin portugez rreth mungesës së tij dhe sa serioz është dëmtimi i francezit. Një pyetje që mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak teknikut të United, i cili është përgjigjur shumë ftohtë.
“Nuk e di se sa serioz është dëmtimi i Pogba. Dhe për të qenë i sinqertë nuk më intereson,” ishin fjalët e Mourinho-s kur pyetet rreth mungesës së Pogba.
“E vetmja gjë që më intereson tani është ndeshja ndaj Huddersfield. Për Pogba do të mendoj pas ndeshjes.”
Në ditët e fundit është përfolur për një krisje të marrëdhënieve të Mourinho-s me Pogba për shkak të pozicionit në fushë të lojtarit.
Sigal