Partizani-Kastrioti/ Da Silva fal para portës, kalon portierin por nuk gjen rrjetën

111
Sigal

Po luhet pjesa e dytë mes Partizanit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Rezultati vijon të jetë i barabartë 0-0, por që rastet për shënim nuk kanë munguar. I tillë ishte edhe aksioni në minutën e 68-të, por Da Silva nuk arriti të realizonte.

Hadroj harkon në zonë për Da Silva i cili vetëm devijon pak topin para Salit, por nuk arrin ta kthejë drejt katërkëndorit, duke e çuar jashtë.