Rrjetet sociale tallen me Lukakun dhe Martinez, pas finales së Champions (FOTOT)

97
Sigal

Lojtarët e Interit, të drejtuar nga Inzaghi, nuk arritën të ngrinin trofeun prestigjioz evropian të Champions League në Stamboll, sepse u mundën nga Manchester City, me një gol të Rodrit.

Nerazzurrët bënë një luftë të madhe kundër skuadrës së Pep Guardiolës, por nuk ishin në gjendje të përfitonin nga gabimet e bëra nga Cityzens.

Goli i shënuar nga Rodri në minutën e 68-të rezultoi vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra dhe stafi i Interit ishin dukshëm të thyer pas ndeshjes.

Kjo u ndje edhe nga mbështetësit e tyre, mijëra prej të cilëve morën pjesë edhe në “Giuseppe Meazza”.

Manchester City ishte favorit i madh në finale, por fusha tregoi një gjë tjetër, me Interin që ishte skuadër e barabartë dhe kjo duket se pas humbjes i ka mërzitur zikaltërit.

Në rrjet nuk munguan edhe këtë herë MEME-t ku në fokus të ironive është më shumti belgu Lukaku, por edhe Lautaro Martinez.

Më poshtë disa prej tyre të marra nga mediat italiane.

Rrjetet sociale tallen me Lukakun dhe Martinez, pas finales së Champions