Robert Lewandowski mendon ta mbyllë karrierën te Bayerni

455
Sigal

Robert Lewandowski që nga viti 2014 është një nga futbollistët më të mirë të Bayernit. Sulmuesi i kampionëve të Bundesligës po projekton fundin e karrierës së tij pikërisht me fanellën e gjigantëve gjermanë.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë, gjithsesi dëshira ime është që të qëndroj dhe të vijoj të luaj për Bayernin edhe për një kohë shumë të gjatë” deklaron Leva.

Tre herë fitues i çmimit si golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman, 30-vjeçari polak edhe këtë sezon kryeson në këtë drejtim me 17 golat e këtij edicioni, dy më shumë nga Luka Jovic i Eintracht Frankfurt. Katër gola në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës e kanë ngjitur atë në hierarkinë e golashënuesve duke lënë pas edhe statistikat e Claudio Pizarros, si golashënuesi më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në kampionatin gjerman.

Dëshira e tij për të vijuar me Bayern Munich përtej skadencës së kontratës në 2021-in me siguri që do të përkthehet në një rinovim të ri.