Francë/ Pulat bashkohen për të vrarë një dhelpër

680
Sigal

Pulat e një ferme në  Francën veri-perëndimore janë bërë bashkë dhe vranë një dhelpër.

Incidenti i pazakontë në Brittany ndodhi pas dhelpra hyri në kotecin e 3000 pulave përmes një dere automatike që u mbyll menjëherë.

Për tu mbrojtur shpendët sulmuan kafshën me sqepin e tyre, sipas kreut të shkollës bujqësore Gros-Chêne, Pascal Daniel.

Trupi i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kotecit.

“Kishte goditje në qafë, dhe plagë të shkaktuara nga sqepat e pulave,”-tha Daniel për agjencinë e lajmeve AFP.

Ferma është shtëpia e rreth 6000 pulave.

Kotecet mbahen hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave e kalojnë kohën jashtë.

Kur dera automatike u mbyll, dhelpra, e cila mendohet të jetë 5 ose 6 muajshme, u bllokua brenda dhe u sulmua nga shpendët.