Renato Malota: Në fazën e katërt, të gjitha ndeshjet do të luhen si finale

INTERVISTA/ Ish-kapiteni kampion me Egnatian, Renato Malota, e mendon garën e Superiores të vështirë

Agron KAJA

Agron Kaja

Superiorja nisi dje javën e parë të fazës së katërt, si u shprehën mes tyre Egnatia e Vllaznia?

Sigal

Ka qënë një ndeshje e mirë, që nisi me ritëm të lartë, e po kështu u mbyll. Ishte një sfidë mes kryesueseve dhe gjithçka që prodhoi loja, ndjehem i keqardhur pse goli nuk u gjet. Por, të dyja skuadrat treguan se janë të denja për kryesimin.

Me këtë rezultat, si e mendoni ecurinë e këtyre dy skuadrave në grupin “Final 4”?

Vllaznia dhe Egnatia do jenë dy skuadrat që do ta mbajnë këtë kryesim edhe këtë fazë të fundit të kampionatit. Ndeshjet sa vijnë dhe e risin vështirësinë e tyre, dhe dje ishte një ndeshje e cila çeli siparin e këtyre fnaleve të fazës së katërt.

Sot dhe nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së 28-të, cilën prej tyre e shikoni si një kryendeshje?

Noramalisht që, këtë javë kryendeshje ishte sfida në Rrogozhinë, Egnatia-Vllaznia 0-0, ku u ndeshën dy skuadrat pretendente kryesore për titullin, njëherësh edhe dy ekipet më në formë. Kjo ishte një ndeshje për tu parë, ku dhe spektakli nuk mungoi.

Nisur nga kalendari, cilat skuadra duken më të favorizuara, dhe cilat janë më të rrezikuara?

Nuk mendoj se do ketë skuadra të favorizuara këtë javë, sepse edhe ekipet që renditen në fundin e tabelës po dinë të fitojnë, sikundër Flamurtari mundi Vllazninë. Nuk do ketë hapa falls nga të gjitha skuadrat, kryesisht ato pritëse.

Ku mendoni se do të kemi ndonjë rezultat surprizë në këtë start të fazës së katërt?

Jemi në fazën e katërt ku nuk ka më ndeshje të lehta, janë të gjitha si finale. Nuk mendohen suprizat në këtë situatë, edhe pse Bylisi mund të bëjë surprizën me Tiranën. Unë mendoj se këtë javë do jenë ndeshje të forta dhe jashtë surprzave.

Ku mendoni se gara do të jetë më e vështirë deri në mbylljen e kampionatit?

Gara në fundin e tabelës mendoj se do jetë më e vështirë, se sa ato të “Final 4”,  sepse këto i kanë të formatuara renditjet. Në fundin e tabelës do jenë katër ekipe që do luftojnë deri në fund për mbijetesën, çka do ta vështirësojë garën e tyre.

Javën e kaluar kishte kontestime për gjykimet, mendoni se ata do jenë faktor në ndeshjet e fazës së katërt?

Të them të drejtën unë nuk e mendoj kështu. Si një ish-futbollist mendoj se gabimet e arbitrave edhe priten, dhe kur janë njërëzore ato falen. Por duhet thënë se ekipet fajin ta gjejnë tek vetja. Është VAR-i në funksion, arbitrat nuk ndikojnë.

Në këndvështrimin e specialistit të futbollit, si do ta formatoni një renditje pas javës së 36-të?

Është e vështirë, por do bëja këtë renditje: Vllaznia, Egnatia. AF Elbasani dhe  Partizani në “Final 4”. Dinamo dhe Teuta në mesin e renditjes, zona delikate me Tiranën, Bylisin, Vorën e Flamurtarin. Tirana mendoj se do ringrihet, i ka kapacitetet.

Dhe ju e mendoni këtë renditje se mund të ndryshojë deri në javën e 36-të?

Patjetër që po. Mendoj se Dinamo e Partizani do luftojnë deri në fund për “Final 4”, por unë realisht shoh Partizanin. Ndërkohë që në fundin e tabelës, sikundër edhe e bëra renditjen, mund të presim ndryshime të ndjeshme, me renditjen sot.

 

Dje në Rrogozhinë, tension, braktisje dhe karton i kuq për 1 pikë

Në mbrëmjen e djeshme, sfida e Rrogozhinës mes Egnatias e Vllaznisë çeli siparin e javës së 28-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm në fushën e lojës, me tension në momente të veçanta, madje edhe në bankinë, por nuk mungoi edhe braktisja e fushës dhe kartoni i kuq për Xhemajlin e Egnatias. Edhe 10 minutat shtesë në pjesën e dytë nuk i ndryshuan shifrat e bardha. Vllaznia konfirmohet në kreun e renditjes, ndërsa Egnatia e ndjek në vëndin e dytë. Sot dhe nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së 28-të.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026      

Ndeshjet-Java 28

E premte, 13 mars 2026

Egnatia-Vllaznia             0-0

E shtunë, 14 mars 2026

Tirana-Bylis                   15:00

Flamurtari-AF Elbasani  18:00

E dielë, 15 mars 2026

Vora-Partizani                15:00

Dinamo City-Teuta         18:00

(Luhet në “Air Albania”)

RENDITJA       

Skuadrat             Nd     P

1.Vllaznia             28      52

2.Egnatia              28      50

3.AF Elbasani       27      49

4.Partizani            27      42

5.Dinamo City      27      39

6.Teuta                 27      34

7.Bylis                  27      27

8.Vora                  27      26

9.Flamurtari          27      24

10.Tirana              27      21

 

Lufta në Iran rikthen dy “Big” në Superiore

Lufta mes Iranit dhe SHBA-ve ka hyrë në një fazë ku gjithkush mendon ti shpëtojë rrezikut për jetë. Edhe futbolli në Iran e ka dhënë sinjalin SOS, ku dy futbollistët, Jasir Asani e Regi Lushkja, janë kthyer në Shqipëri. Para pak ditësh, Jasir Asani u shpreh se do të stërvitet me Partizanin, dhe aty po vazhdon, ku mundësia për të vëshur sërish fanelën e kuqe të kryqeyetasve është e mundshme, nëse lufta dhe pasiguria zgjatin në Iran. Asani nuk është i vetmi, sepse një tjetër emër që ka spikatur në Superiore që bën pjesë në ligën iraniane te klubi i Traktor, është sulmuesi Regi Lushkja. Edhe Lushkja mund t’i bashkohet Egntias, nëse klubi aktual miraton lejen për të ruajtur formën e futbollistit deri në një moment të dytë. Për këtë situatë, gjithçka do të varet nga ecuria e ngjarjeve në Iran, ndërsa nuk ka ide të qartë se çfarë mund të ndodhë. Klubet e futbollit të Iranit janë detyruar që t’i japin leje futbollistëve të largohen përkohësisht, derisa të ketë një stabilitet në vëndin e tyre.

SUPERIORE

Të pezulluarit

Java e 28-të

FLAMURTARI

Bangali Diavara

AF ELBASANI

Blaise Lois Tsague

EGNATIA

Anio Poçi