Reali bën një ofertë zyrtare për Neymarin, përfshin edhe “dështakun” Bale

557
Sigal

Destinacioni perfekt për Neymar mbetet Barcelona, por në të ardhmen e superyllit brazilian vazhdon të jenë prezent edhe zërat që e shohin te Real Madrid. Sipas “Mundo Deportivo” futbollisti është i vendosur për t’i shpëtuar “kafazit të artë” të PSG.

Mësohet se ai i ka thënë agjentit të tij izraelit, Pini Zahavi që nuk është i lumtur te skuadra parisiene dhe t’i gjejë një destinacion të ri. Mes klubeve të interesuara për të është edhe Real Madrid.

Madje skuadra merengues ka bërë edhe ofertën e parë, e cila është vërtet interesante: Gareth Bale dhe 90 milionë euro. Reali kërkon që të sistemojë uellsianin dhe ua ka propozuar disa skuadrave në mënyrë që më pas të tentojë afrimin e ndonjë ylli tjetër. PSG pritet që ta hedhë poshtë këtë propozim që është shumë larg kërkesave të tyre.