Shkodër/ Aksident i rëndë, plagosen 2 persona

550
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Beltojë të Shkodrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë, një biçikletë dhe një motor, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Raportohet se të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.