Real Madrid-Man.City/ Gjigandët europianë përballen në “Bernabeu”, ndiqni sfidën “LIVE”

149
Sigal

Real Madrid pret sot Manchester City-n në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, takim i cili ka startuar në orën 21:00.

Padiskutim një finale e parakohshme e turneut më të rëndësishëm europian me madrilenët të cilët janë fituesit në fuqi dhe ekspertët e kompeticionit, ndërsa anglezët janë ekipi më në formë.

Të dy ekipet që në fillim shiheshin si pretendente kryesore për të fituar trofeun dhe kanë ecur ashtu siç parashikohej deri në kryqëzimin mes tyre, ndoshta një tur para asaj që parashikonin të gjithë.

REAL MADRID- MANCHESTER CITY | NDIQNI SFIDEN LIVE

City do të kërkojë hakmarrjen për eliminimin në shtesë në vitin e kaluar, por as kjo nuk ka frikësuar Ançelotin skuadra e të cilit ka treguar herë pas here që arrin të përballojë presion si askush tjetër.