Sigal

Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Champions League, kanë filluar edhe reagimet e para, nga protagonistët që të gjithë me zor i presin në këtë sezon të ri, të kompeticionit të magjishëm europian për klube.

toti

 

REAGIMET

Alegri “Grup impenjativ, dhe skuadra me vlera absolute, tradita të mëdha dhe stadiume historike: Kjo është Champions Liga e re” -shkruan Alegri në rrjetin social “Twitter”.

alegri

40388845_399210083943432_6033816811881889792_n

Toti (Roma/ Real Madrid – CSKA – Viktoria Plzen): “Le të themi se në letër gjithçka duket e lehtë. Është një grup i vështirë, e dimë se Reali do bëjë garën e vet, sepse janë kampionët aktualë, por ne do bëjmë gjithçka që të jemi të dytët. Do e shohim si do jetë Reali pa Ronaldon, por e dimë që kemi të bëjmë me jashtëtokësorë. Nuk do jetë e lehtë për ne. Është normale që kemi pritshmëri të larta.”

anceloti

Ançeloti (Napoli/PSG – Liverpul – Crvena Zvezda): “Kemi një grup shumë të vështirë, dhe luajmë ndaj dy kandidatëve potencial për fitimin e Championsit, por jam i sigurt se do ta kenë të vështirë përballë Napolit.”