Qëlloi me armë 2 persona, arrestohet ish-basketbollisti i NBA

329
Sigal

Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010.

4-vjeçari i cili që prej vitit 2018-të është tërhequr nga basketbolli sëfundmi është bërë pjesë e ngjarjeje të rëndë dhe aspak të hijshme.

Brown është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje. Brown po akuzohet për një sulm të rëndë.

Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.