PSG hedh sytë nga “Zonja e Vjetër”/ 60 milionë euro për “La Yoja”-n

581
Sigal

PSG ka bërë një ofertë të majme për një nga yjet e Juventusit. Sipas mediave sportive italiane, klubi francez kërkon të blejë për 60 milionë euro argjentinasin Paulo Dybala.

Pasi sulmuesi nuk pranoi të bëhej pjesë e shkëmbimit me Lukakun dhe të transferohej te Manchester United, pasi nuk ra dakord për pagën dhe të drejtat e imazhit me “Djajtë e Kuq”, Dybala mund ta vazhdojë karrierën te kampionët në fuqi të Francës.

Gjithsesi, bardhezinjtë kërkojnë të paktën 80 milionë euro për “La Yoja”-n.

Në ditët në vijim pritet që të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Paulo Dybala.