Pse Benzema nuk u lejua të futej në stadium para ndeshjes me Chelsean?

171
Sigal

Javën e kaluar është luajtur ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Real Madrid në kuadër të çerek finalave në Ligë të Kampionëve, ku skuadra spanjolle ka triumfuar në Angli me rezultat përfundimtar 1-3, përcjell Reporteri.net.

Një gjë interesante ka ndodhur para fillimit në ndeshjes në Stamford Bridge.

Karim Benzema ishte ndaluar nga sigurimi i klubit të Chelsea, kur u largua nga autobusi i Los Blancos.

Arsyeja e kësaj ndalje ishte se lojtari francez nuk kishe mbajtur akreditmin e duhur.

Për këtë, sulmuesi madrilen kishte shpërndarë video edhe në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Veç Benzemas, edhe tekniku italian, Carlo Ancelotti kishte dhënë detaje mbi ndalimin e Benzemas në hyrje të stadiumit, ku thotë se lojtari francez nuk kishte gjetur dokumentin e tij.

“Para ndeshjes, Benzema nuk ishte në gjendje të gjente dokumentin e tij për të hyrë në stadium, kështu që unë i thashë atij ‘të jetë i shpejtë ose nuk mund të luash!’ dhe më pas, për fat, Karim e gjeti atë”, tha Ancelotti për Amazon Prime.

Karim Benzema po përmirësohet çdo ditë, njësoj si një verë e mirë. Ai është më shumë një lider çdo ditë, ai ndihet gjithnjë e më i rëndësishëm në këtë ekip dhe në këtë skuadër. Dhe mendoj se kjo është ajo që bën diferencën

Ai ka shumë më tepër personalitet, ai e di se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai është një shembull për të gjithë”.

Vlen të përmendet se nesër do të përballen në Bernabeu Real Madrid dhe Chelsea në ndeshjen kthyese, e cila pritet të fillojë nga ora 21:00.