Pret “telefonatën” e Realit, Alegri refuzon të marrë drejtimin e skuadrës së madhe angleze

219
Sigal

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, tekniku Italian Masimiliano Alegri ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës angleze të Totenhem.

Totenhemi shkarkoi Murinjon muajin e kaluar dhe flitet se i ka bërë një ofertë teknikut Italian, por ky i fundit ka refuzuar drejtimin e një skuadre në Premier Ligë.

Alegri shihet si emri më i preferuar për të zëvendësuar Zidane në stolin e Realit, dhe tekniku Italian nuk kërkon të privohet nga asnjë skuadër tjetër.

Gjithashtu Alegri u përfol se do të rikthehej tek skuadra e Juventusit, por bardhezinjtë pas fitimit të Kupës po rishikojnë mundësinë për të mbajtur Pirlon, por kriter mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.